16 aftesite per sukses, nëse doni të jetoni një jetë të suksesshme në vitin 2020 dhe më gjerë, duhet të adoptoni një sërë aftësish të reja.
Shkurtimisht po ju përmbledhim katër aftësitë që do t'ju duhen për të qënë të suksesshëm.
Aftësia për të fituar vëmendje në kohët e sotme
Ne jetojmë në një ekonomi që kërkon vëmendje. Ata që kanë më shumë përqëndrim në punën e tyre, projekte, ide, etj, priren të fitojnë. Ju duhet të mësoni se si të tërhiqni vëmendjen sepse, pa të, edhe një ide fantastike mund të shuhet.
Për të tërhequr vëmendjen në mënyrën e duhur, thjesht jini më të mirët. Aq sa investimi tek ideja juaj të duket si gjëja më e sigurt për të bërë. Sigurisht, aftësitë tradicionale të marketingut janë të nevojshme, por marketingu funksionon shumë më mirë kur lidhet me cilësinë dhe origjinalitetin. Filloni ta shfaqni veten atje jashtë. Së pari, tërhiqeni vëmendjen dhe pastaj mendoni se çfarë do të bëni më vonë për ecurinë e biznesit, punës apo ideve tuaja.
Disa shembuj se si mund ta bëni këtë ekspozim janë:
- Blogu ose një Website cilësor
- Video dhe përmbajtje cilësore
- Ekspozim në Rrjetet Sociale
Aftësia e maksimizimit të kohës suaj
Në një botë ku koha e përqëndrimit po zvogëlohet, marrja e vëmendjes është primare. Nëse arrini të mësoni se si t’i tërhiqni vëmendjen dikujt për një kohë të mjaftueshme, atëhere keni arritur një nga aftësitë më fitimprurëse.
Nëse përqendroheni aq sa duhet, bëni 20 përqind të punës kreative dhe 80 përqind të punës që jep rezultate, gjithçka tjetër vjen vet. Ky është një rregull i njohur në botën e biznesit.
Nëse disiplina, përqendrimi dhe aftësia për të ndjekur udhëzimet është e ulët, atëhere punoni t’i përmirësoni këto gjëra. Maksimizoni kohën tuaj dhe bëni të pamundurën të arrini rezultatet që dëshironi.
Inteligjenca Emocionale
Inteligjenca e vërtetë emocionale do të thotë që ju dini se si të rregulloni emocionet tuaja në një mënyrë që të prodhoni rezultate pozitive. Kjo është e gjitha!
Disa shembuj të Inteligjencës së lartë emocionale janë:
Vetëdija - Shumica e njerëzve nuk mund të jenë të sinqertë me veten e tyre. Nëse e dini se kush jeni dini pikat tuaja të forta dhe kufizimet tuaja, atëhere grumbullojini ato dhe përdorini në favorin tuaj.
Përulësia - Egoja të thotë se duhet të jesh më larg se sa je, edhe pse nuk e ke bërë punën aq mirë sa duhet. Nëse mendoni se jeni aq i rëndësishme sa bota interesohet për ju nëse dështoni - E keni gabim! Përulësia e vërtetë është aftësia për të jetuar jetën që ju meritoni duke e vendosur egon tuaj mënjanë.
Durimi dhe stabiliteti - Nëse keni mundësinë të ekzekutoni idetë tuaja, pa shumë ulje dhe ngritje, do të merrni rezultatet që dëshironi. Kombinimi i sigurisë në qëllimet tuaja afatgjata dhe proaktivitetin ndaj veprimeve afatshkurtra do t’ju jap atë që kërkoni mbi gjithcka. Stabilitetin!
Fokusi dhe përqëndrimi në synimin tuaj
Të jesh pozitiv dhe të përqëndrohesh në një botë që është e ndotur nga zhurma, është një nga aftësitë më të vështira për 'u zotëruar.
Në një botë ku koha e përqëndrimit po zvogëlohet, marrja e vëmendjes është primare.
Mënyrat më të mira për të reduktuar shpërqëndrimet janë:
- Kufizimi i konsumit të lajmeve të panevojshme.
- Ndiqni njerëz të zgjuar dhe përdorini si model për zhivillimin tuaj vetjak.
- Përqendrimi në rezultatet që doni të arrini.
Qëndroni mjaftueshëm në këtë rrugëtim dhe do të kuptoni se 99% e të gjitha informacioneve që merrni janë thjesht zhurma të panevojshme. Merrni 1% që ju duhet dhe aplikojini ato në jetën tuaj. Keto ishin disa nga 16 aftesite per sukses.







