Kalo te përmbajtja
Ali Podrimja - parku rekreativ
Kuriozitete

Ali Podrimja - parku rekreativ

Ali Podrimja, poeti e shkrimtari. Për të nderuar poetin e vet qyteti Gjakovës i ka dhënë emrin e tij një parku rekreativ.

Shumë vargje që u bën sllogane të zhvillimeve politike, e të ngjarjeve sportive. Si sot e 78 vjet më parë në Gjakovë të Kosovës u lind djaloshi që do të bëhej emër i madh në letërsinë shqipe.

Parku ka marrë gjallëri vitet e fundit. Hapësira me emrin Ali Podrimja është shëndrruar në arenë të artit. Shfaqje filmash, orë letare, muzikë e trajime mbahen vitet e fundit aty. 

Iniciativë e bukur e rinisë gjakovare

Parku kulturor “Ali Podrmija” u hap në korrik të vitit 2017. Kjo ndodhi pas një fushate 45-ditore online për mbledhjen e fondeve. Me ato para u riaktivizua për funksion të kulturës ajo hapësirë e qytetit të Gjakovës. Udhëheqësit e kësaj kampanje arritën të mbledhin 11.020 euro nga rreth 80 kontribuues të ndryshëm. Kurse pos kësaj aplikuan dhe fituan fonde edhe nga MKRS-ja, GIZ-i gjerman dhe Ambasada Amerikane, nëpërmes KUSA-s.

Parku kulturor Ali Podrmija nisi të jetësohej kur Ednor Hoti bashkë me Arbër Lleshin, drejtues i hapësirës krijuese Bonevet, nisën bisedën rreth mungesës së alternativave për socializim për të rinjtë e Gjakovës, sidomos me fokus kulturën dhe kinematografinë.

Të dyve u është bashkuar Jetmir Rogova (bashkëkrijues i festivalit ‘Përralla’) dhe nisën të mendonin për realizimin e këtij projekti në sheshin Ali Podrimja, një oazë jo e shfrytëzuar denjësisht për emrin e poetit që mban. Projekti ka pasur përkrahjen konstante nga Komuna e Gjakovës. Sheshi “Ali Podrimja”, vendi ku planifikohet zhvillimi i Parkut të Kulturës, është dhënë në shfrytëzim nga Komuna e Gjakovës për vitin 2017, me mundësi edhe për 3 vjet tjera.

Kurse pos kësaj aplikuan dhe fituan fonde edhe nga MKRS-ja, GIZ-i gjerman dhe Ambasada Amerikane, nëpërmes KUSA-s.

Poeti që iku pas Lumit

Tetë vjet më parë, më 21 korrik 2012, afër një lumi të vogël, katër kilometra nga qyteti i Francës, Lodeve, ishte gjetur trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja. Tri ditë pasi ai kishte ndërprerë çdo kontakt me familjen në Kosovë dhe me organizatorët e festivalit të poezisë Vox de la Mediteran (Zërat e Mesdheut), ku ai po merrte pjesë.

Vdekja e tij bëri jehonë të madhe në mediet vendore e ndërkombëtare. Duke u bazuar në veprat e tij, u cilësua madje si vdekje e dashur dhe e kërkuar e një poeti të madh. Pas vdekjes së hershme të birit të tij, Lumit, dhimbje ishte pjesë e jetës së poetit. Përmbledhja ‘Lumi lumi’ detikuar të birit mbetet një nga pëmbledhjet poetike më të ndiera të letërsisë shqipe.

Mirëpo edhe në përgjithsi Podrimja njihet për përmbledhjet e tij poetike. Nisur nga ‘Shamijat e përshëndetjeve’(1963), ‘Dhimbë e bukur’ (1967), ‘Sampo’(1969), ‘Torzo’ (1971), ‘Lum-lumi’(1982), 'Zari'etj. Podrimja u lind më 28 gusht 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1966 zë punë në gazetën e përditshme ‘Rilindja’, në rubrikën e kulturës. Më 1976-n kalon në edicionin e botimeve “Rilindja”, ku udhëheq bibliotekat: Poezia shqipe, Letërsia botërore dhe letërsitë e ish-bashkësisë jugosllave. e

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Parku kulturor “Ali Podrmija” u hap në korrik të vitit 2017. Kjo ndodhi pas një fushate 45-ditore online për mbledhjen e fondeve. Me ato para u riaktivizua për funksion të kulturës ajo hapësirë e qytetit të Gjakovës. Udhëheqësit e kësaj kampanje arritën të mbledhin 11.

Tetë vjet më parë, më 21 korrik 2012, afër një lumi të vogël, katër kilometra nga qyteti i Francës, Lodeve, ishte gjetur trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja.

Përveç këtij artikulli, mund të lexoni artikuj të tjerë në FemraDD në kategorinë e Kurioziteteve. Gjithashtu, bibliotekat online dhe dokumentarët janë burime të shkëlqyera për të thelluar njohuritë.

Elira Hoxha

Shkruar nga

Elira Hoxha

Gazetare dhe shkrimtare me përvojë në median shqiptare. Pasionante e kulturës, letërsisë dhe historive që frymëzojnë gratë shqiptare kudo në botë.

Ami dhe Ermali!
Kuriozitete5 min lexim

Ami dhe Ermali!

Ami dhe Ermali! Kur dashuria dhe biznesi kombinojnë. Çfarë duhet për të vendosur theksin tek termi 'çift i pushtetshëm'? Si e ndërtoni një perandori me atë që...

Elira HoxhaElira Hoxha