Kalo te përmbajtja
Kalaja e Novoberdes
Udhëtime

Kalaja e Novoberdes

Kalaja e Novoberdes daton në shekullin e 14të. Gojëdhënat për këto treva e tregojnë lashtësinë e qytetërimit dhe jetës në këto anë.

Novobërda ndodhet rreth 40 km në lindje të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Thënë shkurtë, Novobërda është vendi i duhur për tu arratisur për një vikend të qetë afër Prishtinës por fare larg zhurmës së qytetit. Përkundrazi shumë afër qetësisë e antikitetit. Nëse qëndroni në Novobërdë do të mësoni shumë për historinë e popullit tonë.

Kalaja nga e cila shihen katër komuna

Perandoria Bizantine kishte vendosur që të ngrinte një kala nga ku mund të shiheshin si në pëllëmbë të dorës 130 hektarët. Këta hektarë që tani janë shpallur zonë e mbrojtur. Nga Kalaja e Novoberdes mund të sodisësh hyrjet e katër komunave të mëdha: Prishtinës, Lipjanit, Kamenicës si dhe Gjilanit.
Pozita strategjike e ka bërë këtë kala të jetë e rëndësishme si pikë, në kohën e perandorive e pushtimeve për territore.

Gjurmët e Perandorisë Romake e Bizantine, i gjen pak metra nga kalaja. Aty ku gjenden muret e një ndërtese katedrale, të cilës vetëm muret i kanë shpëtuar. Rruga gjarpërore rreth kodrës së Kalasë është e asfaltuar. Këtë investim e ka bërë Bashkimi Europian. Kalaja e Novobërdës renditet si njëra nga lokalitet më të rëndësishme historike të Kosovës.

Aty ku gjenden muret e një ndërtese katedrale, të cilës vetëm muret i kanë shpëtuar.

Mikëpritja shqiptare ndihet në Novobërdë

Për shkak të asaj bukurie natyore që  e karakterizon dhe vlerës historike që ka, Novobërda po tërheqë viteve të fundit shumë vizitorë.  Jo shumë larg malit ku ngrihet Kalaja e Novoberdes janë ndërtuar dhjetra vila të vogla dhe shtëpi malore që po zhvillojnë turizmin në këto anë. Aty në afërsi janë hapur edhe disa restorante kryefjala e të cilave është ushqimi tradicional shqiptar. Ajo çka i bie në sy çdo turisti të këtyre anëve janë çmimet ë arsyeshme të kësaj zone.

Për të pasur kohë ta njihni mirë Novobërdën dhe historinë e saj bashkë me Kalanë mjafton të kaloni një vikend atje. Ju do të relaksoheni në ajrin e pastër dhe do të mësoni shumë gjëra të reja. Mos ta harrojmë këtu shijen e ushqimit të pjekur në furrën e druve.  Mirëpo edhe qetësinë që e karakterizon këtë rajon që është i përshtatshëm për vizitë në çdo stinë të vitit.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Përpara vizitës, rekomandohet të informoheni për kushtet e motit, mundësitë e akomodimit dhe vendet kryesore për të vizituar. Perandoria Bizantine kishte vendosur që të ngrinte një kala nga ku mund të shiheshin si në pëllëmbë të dorës 130 hektarët. Këta hektarë që tani janë s.

Periudha më e mirë varet nga preferencat tuaja. Vera (qershor-gusht) është ideale për plazh dhe aktivitete jashtë, ndërsa pranvera dhe vjeshta ofrojnë temperatura më të buta. Dimri ka çarmin e vet me peizazhe të mbuluara me borë.

Kostoja varet nga stina, lloji i akomodimit dhe aktivitetet. Për një buxhet mesatar, planifikoni rreth 30-80€ në ditë duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe transportin lokal. Rezervimi paraprak mund t'ju kursejë para.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Divjaka
Udhëtime3 min lexim

Divjaka

Divjaka është një qytet që shtrihet në Qarkun e Fierit, në jug - perëndim të Shqipërisë. Lagina e Karavastasë ndodhet pikërisht në Divjakë Megjithëse, jam e...

Arta BerishaArta Berisha