Kalo te përmbajtja
Poezi per kujtimet
Argëtim

Poezi per kujtimet

Poezi per kujtimet. Deri më sot kam qenë unë ajo që kam mbledhur tregimet dhe kujtimet e të tjerëve dhe sot që dikush më pyeti t’i tregoja diçka nga jeta ime, u gëzova shumë. Për herë të parë dikush po shkruan për mua! Prandaj, po nis të ndaj me ju disa nga kujtimet e mia më të shtrenjta.

Më kujtohet që kam qënë diku 9 ose 10 vjeç, dhe kam pasur një yll portokalli me shkelqim e me gura. Yllin e gjeta tek një palë pantallona qe do hidheshin. E mbaja në xhep kur shkoja në shkolle, duke qënë se atje kaloja pjesën më të madhe të ditës. Sa herë nisesha në mengjes e puthja, nuk e di pse. Me jepte siguri. Mendoja se nesë e kisha pranë gjithçka do të shkonte mirë.

Një ditë e kisha harruar, sepse më kishte rëne nga xhepi në shtëpi dhe mezi prisja të kthehesha që ta merrja, më dukej sikur e kisha braktisur. Ka ndodhur shpesh të kthesha pas në qoftë se e harroja. Unë besoj në Zot. Besoj në mënyrën më të çiltër, ashtu si e ndjej, pa rregulla. Kujtimet e mia i ruaj po ashtu. Ndonjëherë më dukej sikur ylli ishte diçka që Ai e kishte dërguar për mua. Zgjati per shumë kohë kjo gjë, derisa kuptova që duhet ta lija pak nga pak sepse me bente keq. Keq në kuptimin që po ta humbisja mërzitesha shumë. Fillova ta lë qellimisht në shtëpi, gradualisht derisa nuk e merja më me vete.

Lidhem fortë me gjërat çfarëdo qofshin ato Për shembull, një herë tjetër

Duke qënë se jetoja në fshat, bënim kukulla prej kallami te njome. Se di nëse e keni parasysh, s’janë tamam kukulla, janë ca shkopinj me flokë prej fije kallami. Bëra një herë një të vogel, dhe pse praktikisht ishte e shemtuar mua më pëlqente shumë. U lidha shumë me të, nuk e lija të lagej, i beja xhiro në shilarëse madje i vura dhe emer, Neri. Une kam gjithë jetën që mbaj mend se lutem para se të fle. Atëhere kur kisha atë, lutesha edhe për Nerin. Kaloi kohë dhe ajo po thahej kaq shumë sa po shkermoqej. Kështu që i dhash lamtumiren.”

Më kujtohet se edhe kur flija, më parë vendosja kukullat në krevat e pastaj shtrihesha vet (në aq vend sa me ngelte). Më pëlqenin ato që kisha, sepse më falnin kujtime të bukura. Flisja me to, madje në mendjen time më dukej sikur më kuptonin. Shoh të mirën dhe të bukurën kudo, në çdo gjë, ndaj lidhem fortë me gjërat”. Gjithçka që më rrethon e ndjej shumë. I gëzohem ajrit, flokëve që valëviten, ndjesisë pas dushit dhe sidomos fëmijëve. Çdo gjë e thjeshtë që mund të duket tek të tjerët unë i kushtoj vëmendje që ta shijoj atë moment. Besoj se çdo njeri ka potencialin për të qëne i mirë. Madje dhe situatat i gjykoj në disa këndvështrime. Në kendveshtrimin tim si Xheni sikur ta shihja situaten nga jashtë dhe ne këndvështrimin e tjetrit.

E di se këto kujtime mund të duken fëminore por i ndava sepse dua të tregoj që ndonjëherë fshijmë shumë kujtime nga vetja sepse rritemi. Harrojmë që ka kaq shumë gjëra për të cilat ia vlen të buzëqeshësh. Sado të vogla të na duken ca momente, ia vlen t’i mbash fort në zemër dhe kur të mërzitesh t’i rikujtosh. Nuk ia mohoj vetes këtë gjë, sepse mendoj se kujtimet fëminore janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër.

Rrëfeu: Xhensila Ndreka @jennxx._.x

Bëra një herë një të vogel, dhe pse praktikisht ishte e shemtuar mua më pëlqente shumë.

Ju keni arritur ne fundin e artikullit Poezi per kujtimet.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Duke qënë se jetoja në fshat, bënim kukulla prej kallami te njome. Se di nëse e keni parasysh, s’janë tamam kukulla, janë ca shkopinj me flokë prej fije kallami. Bëra një herë një të vogel, dhe pse praktikisht ishte e shemtuar mua më pëlqente shumë.

Argëtimi ndihmon në uljen e stresit, përmirëson humorin dhe forcon lidhjet shoqërore. Koha e lirë cilësore është thelbësore për shëndetin mendor dhe fizik.

Po! FemraDD ka qindra artikuj argëtues, kuriozitete, horoskope dhe shumë më tepër. Eksploroni kategoritë tona për të gjetur përmbajtje që ju përshtatet.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Fjale te urta
Argëtim18 min lexim

Fjale te urta

Fjale te urta kemi dëgjuar të gjithë duke u rritur. Disa prej tyre na kanë ngelur në mendje, të tjerat i kemi harruar. Mirëpo si popull, ne kemi fjale te urta...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Prishtine
Argëtim2 min lexim

Moti ne Prishtine

Moti ne Prishtine eshte i percaktuar kryesisht nga klima kontinentale. Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shtrihet në veri-lindje të vendit. Moti në Prishtinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Tirane
Argëtim2 min lexim

Moti ne Tirane

Moti ne Tirane di të jetë i ndikuar nga klima mesdhetare. Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana shtrihet në pjesën qëndrore të territorit të Shqipërisë. Duke qenë...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Shkoder
Argëtim2 min lexim

Moti ne Shkoder

Moti ne Shkoder përcaktohet përgjithësisht nga afërsia me detin dhe I takon rrymës klimatike mesdhetare. Shkodra është qytet dhe bashki në pjesën veri...

Arta BerishaArta Berisha