Kalo te përmbajtja
RTK Live
TV Shqip

RTK Live

RTK Live apo Radio Televizioni i Kosovës transmeton çdo ngjarje të rëndësishme për informimin, sportin, kulturën.

Mbulon edhe zhvillimet në vend dhe jo vetëm. RTK Live ju informon kudo qe ndodheni. Qendroni më afër me atdheun përmes RTK Live.

Rreth RTK

RTK Live eshte televizioni shqiptar ne Kosove qe eshte hapur ne 1999 dhe ishte televizioni me i shikuar ne Kosove. Shiko RTK Live ne kualitet te larte.

Emisionet qe rtk transmeton varijojnë që nga ato për fëmijë, emisione muzikore, artistike, argëtuese, informative, etj.

RTK transmetohet ne rrjetin tokesore, si dhe ne ate satelitor. RTK-n mund ta shikoni permes website, permes aplikacionit online si dhe ne pako te ndryshme te platformave televizive te ndryshme.

RTK transmeton kanalin televiziv RTK1 dhe kanalet radiofonike RTK Live dhe Radio. Programet ne gjuhen shqipe dominojne, por nuk mungojne as ato ne gjuhet serbe, boshnjake, turke dhe rome. Ne rtk punojne qindra gazetare profesionist.

RTK ka edhe korrospodent qe punojne ne qendra te ndryshme boterore, si Brukseli, Berlini, Londra, apo edhe ne Shtetet e Bashkura te Amerikes.

Ueb Faqja e RTK

Ueb faqja e RTK-se, ofron lajme dhe video material si dhe transmetim te drejtperdrejte ne internet nga te dy radiot.

RTK-ja fillimisht u themelua permes nje Memorandumi te Mirekuptimit midis EBU-se (Unioni Evropian i Transmetimeve) dhe OSBE-se (Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope) ne vitin 1999.

Te gjitha emisionet si dhe programet e RTK mund t'i shiqoni edhe pas transmetimit. Ato publikohen ne kanalet zyrtare te rtk-se ne youtube si dhe ne kanale tjera. Emisionet e rtk-se jane disa nga emisionet me te shikuara ne vend.

Edicioni qendror i lajmeve në RTK

Edicioni qendror i lajmeve ne rtk eshte nje nga edicionet qendrore te lajmeve ne vend. Ne rtk edicioni i lajmeve fillon tash e me teper se 20 vite ne ora 7:30.

Ne rtk ka disa edicione te lajmeve, mirepo edicioni i lajmeve qendrore ne rtk mbetet edicioni kryesor. Lajmeve ne rtk i referohen dhe i citojne mediat nderkombetare.

Ne rtk lajmet ipen ne edicione te ndryshme edhe ne gjuhet e tjera te komuniteteve ne Kosove.

RTK Live si transmetues i pavarur publik

Në 2001, ne Kosoven e pasluftes, RTK u krijua si një transmetues i pavarur i shërbimit publik nga një rregullore e transmetimit të UNMIK-ut . Stacioni u menaxhua fillimisht nga Bashkimi Evropian i Transmetimit për të lejuar kohën për krijimin e një Bordi Drejtor jo-politik.

Gradualisht RTK u stabilizua si nje media e organizuar dhe funksionale.

Ligji i RTK Live

Radiotelevizioni i Kosoves (RTK) eshte sherbim publik transmetues, qe ofron sherbimet e veta ne fushen e transmetimit radioteleviziv dhe veprimtari te tjera, sipas Ligjit per RTK-ne, i miratuar nga Kuvendi i Kosoves, me 20 janar 2006 dhe i ratifikuar nga PSSP me 11 prill 2006.

Edhe gjate vitit 2006, RTK-ja ka bere hapa te rendesishem.

RTK Live Romania - Edicioni në Rumanisht

Rumanishtja eshte nje nga gjuhet minoritare ne Kosove, ne te cilen rtk transmeton lajmet. Per te gjithe anetaret e ketij komuniteti nga Romania mund t'i ndjekin kete edicion te lajmeve ne rtk.

Historiku

RTK është televizioni i parë në Kosovë, duke zëvendësuar Radio Televizionin e Prishtinës (RTP). Me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë më 1999, Radio Televizioni i Kosovës u rithemelua në ndërtesat e ish-Radio Televizionit të Prishtinës, bashkë me shumicën e punëtorëve të tij.

RTK Live, RTK 1, RTK2, RTK3, RTK4

RTK transmeton kanalet televizive RTK1 (kanali kryesor). RTK2 (që transmeton program gjeneralist në serbisht dhe gjuhë minoritare). RTK3 (që shërben si transmetuesi 24-orësh i lajmeve) dhe RTK4 (që transmeton art, muzikë, dokumentare dhe pjesë të arkivës së RTK-së).

Ka gjithashtu edhe kanalet radiofonike Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2. Webfaqja e RTK-së, rtklive.com ofron lajme dhe video materiale.

Ju mund te ndiqni RTK Live dhe shume kanale tjera ne

Mediat në Kosovë

Ne Kosove perpos rtk, qe eshte televizion publik, funksionojne edhe dhjetra televizione te tjera private qe transmetohen brenda dhe jasht vendit.

Perpos televizioneve, ne Kosove funksionojne edhe dhjetra media te shkruara online. Informimi ne vend eshte mjaft i shpejt.

Ju mund te ndiqni RTK Live dhe shume kanale tjera ne Uebfaqen tone online.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

RTK mund ta shikoni live online përmes faqes sonë. Transmetimi është falas dhe i disponueshëm 24/7. Mjafton të keni një lidhje interneti të qëndrueshme dhe mund ta ndiqni nga çdo pajisje — kompjuter, telefon ose tablet.

Po, shikimi i RTK live online përmes platformës sonë është plotësisht falas. Nuk keni nevojë për regjistrim ose abonim. Thjesht hapni faqen dhe filloni të shikoni programin e drejtpërdrejtë.

RTK transmeton një gamë të gjerë programesh duke përfshirë lajme, emisione argëtuese, debate politike, dokumentarë dhe programe kulturore. Programi i plotë mund të ndryshojë sipas orarit ditor.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

KTV Live
TV Shqip2 min lexim

KTV Live

KTV Live është një kanal televiziv nga Kosova , pjesë e grupit KOHA, që u lansua në Shtator 2000. Programi i tij është i përqendruar në lajme, me Koha e...

Arta BerishaArta Berisha
RTV21 Live
TV Shqip2 min lexim

RTV21 Live

RTV21 Live shiko online drejtperdrejt me tema si argetim, lajme, debate e shume programe televizive tjera. RTV21 Live transmeton sot 24 orë përmes tokës dhe...

Arta BerishaArta Berisha
T7 Live
TV Shqip2 min lexim

T7 Live

T7 Live prej ç'do vendi qe gjindeni ne ç'do kohe drejtperdrejt Online permes internetit ne TV, PC, Smartphone tuaj. Rreth T7 Live Televizioni T7 Live (shkurt...

Arta BerishaArta Berisha
ATV Kosova
TV Shqip1 min lexim

ATV Kosova

ATV Kosova eshte njeri nga televizionet me te medha ne republiken e kosoves. Shiko live ATV Kosova online. ATV Kosova është projekt medial i themeluar nga...

Arta BerishaArta Berisha
Kanal 10 Live
TV Shqip2 min lexim

Kanal 10 Live

Kanal 10 Live, ndiqni nje nder Kanalet Televizive me te shikuara shqiptare nga Kosova online nga PC, TV apo Smartphone juaj. Rreth Kanal 10 Live Kanal 10 është...

Arta BerishaArta Berisha
TV Dukagjini Live
TV Shqip2 min lexim

TV Dukagjini Live

TV Dukagjini Live prej ç'do vendi qe gjindeni ne ç'do kohe drejtperdrejt online permes internetit falas per ju. Rreth TV Dukagjini Raportimi i drejtpërdrejtë...

Arta BerishaArta Berisha