Argëtim

Te huaj jemi Ismail Kadare

Te huaj jemi - Ismail Kadare Të huaj jemi ne prej kohëshÇ’ish për tu thënë është thënë.Si gurët që zënë vend në tokëNë jetë vend ne kemi zënë. Drejt...

Te huaj jemi Ismail Kadare

Te huaj jemi - Ismail Kadare

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç’ish për tu thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Në jetë vend ne kemi zënë.

Vargjet e plota

Drejt njëri - tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por, natën kur i lodhur truri
Porta i mbyll me qetësi
Ti gjen një shteg të futesh brenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n’rrugica parqesh
Shëtit mes cirkonvolucionesh
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Kuptimi i poezisë

Vëllimi i parë poetik i Ismail Kadaresë titullohet Frymëzime djaloshare u botua më 1954. Më pas do t’i botoheshin Ëndërrimet (1957), Shekulli im (1961), Poemë blindazh (1962)dhe më i çmuari Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Që në vitin 1966 trajtoi në poezi temën e Kosovës,[62] ashtu edhe për Vietnamin.

Por, natën kur i lodhur truriPorta i mbyll me qetësiTi gjen një shteg të futesh brendaNjë shteg që vetëm ti e di.

Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme dhe është përkthyer në 45 gjuhë.Para Kadaresë, letërsia shqipe njihej pak në botë,falë tij u bë e njohur, e lexuar dhe e çmuar. Për herë të parë në historinë e vet, nëpërmjet saj letërsia shqipe është integruar në letërsinë evropiane dhe botërore, dhe përfaqësohet denjësisht në hartën e tyre. Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare.

Artikuj të ngjashëm