Kalo te përmbajtja
Teodor Keko - E dashur, erdha!
Letërsi & Poezi

Teodor Keko - E dashur, erdha!

Teodor Keko - E dashur, erdha!

E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u çudit, unë jam një zog.

Kur dashuroj bëhem si ajri,
E ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
une me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S’jam buzëqumësht, por esnaf,
për dashuri di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle deren ti.

E dashur, erdha,në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mire, eja, me puth!
Kur dashuroj behem si ajri,
e ngre folene aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
Të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
Mos u çudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

Poezia më pas u soll edhe si këngë nga Pirro Çako.

Teodor Keko, lindur më 2 shtator të vitit 1958, ishte shkrimtar dhe publicist shqiptar.

Teodor Keko, lindur më 2 shtator të vitit 1958, ishte shkrimtar dhe publicist shqiptar. Ai lindi në Tiranë dhe ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita” dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, ndërsa më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca”, si redaktor. Për një periudhë kohe, Teodor Keko ka qenë anëtar i Parlamentit shqiptar. Në vitin 1996, i zhgënjyer, ai largohet përfundimisht nga politika dhe vendos të kontribuojë në demokratizimin e jetës si intelektual përmes fjalës në shtypin e shkruar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme, si poezi, dramë, novelë dhe tregime të shkurtra.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Teodor Keko - E dashur, erdha!

Letërsia shqipe është pasqyrë e historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Përmes poezisë dhe prozës, shkrimtarët shqiptarë kanë ruajtur dhe pasuruar gjuhën, duke na lidhur me rrënjët tona.

Ndër autorët më të njohur janë Naim Frashëri, Fan Noli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ali Podrimja dhe Martin Camaj. Secili ka kontribuar në mënyra unike në pasurinë e letërsisë shqipe.

Elira Hoxha

Shkruar nga

Elira Hoxha

Gazetare dhe shkrimtare me përvojë në median shqiptare. Pasionante e kulturës, letërsisë dhe historive që frymëzojnë gratë shqiptare kudo në botë.

Nita Latifi
Të Ndryshme2 min lexim

Nita Latifi

Nita Latifi, këngetare e njohur dhe një interpretuese e madhe e muzikës live. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe është pjesë e...

Elira HoxhaElira Hoxha
Liberta Spahiu
Të Ndryshme2 min lexim

Liberta Spahiu

Liberta Spahiu u njihte fillimisht si modele, pastaj filloi karieren e saj televizive si moderatore. Ajo u lind ne vitin 1985 ne Prishtine. Liberta Spahiu...

Elira HoxhaElira Hoxha