Horoskopi

Akrepi — Karakteristikat dhe shenjat kompatibile

Akrepi karakterizohet nga një mprehtësi, por kjo nuk është gjithmonë një cilësi negative. Akrepët kanë autencitet dhe vetëbesim. Horoskopi për Akrepin...

Nga Arta Berisha · 12 Dhjetor 2022 · null min lexim

Akrepi — Karakteristikat dhe shenjat kompatibile

Akrepi karakterizohet nga një mprehtësi, por kjo nuk është gjithmonë një cilësi negative. Akrepët kanë autencitet dhe vetëbesim.

Horoskopi për Akrepin

Ditor / Mujor / Vjetor

Karakteristikat e Akrepit

Të lindur më: 23Tetor – 21 Nëntor
Element: Ujë
Planeti udhëheqës: Marsi dhe Plutoni
Karakteri: Pozitiv
Ngjyra: E zezë
Lulja: Pisha
Dita: E marte
Numri: 4

Të lindurit në shenjën e Akrepit karakterizohen nga një mprehtësi, por kjo nuk është gjithmonë një cilësi negative. Akrepët kanë autencitet dhe vetëbesim. Megjithatë, nuk janë gjithmonë aq të ashpër sa duken. Sapo një akrep t’ju pranojë në jetën e tij/saj, ata zbuten. Janë këmngulës, por ndonjëhere dinë të jenë edhe sentimental. Karakterizohen nga thellësia e mendimit.

Bota e brendshme e Akrepit

Akrepi është shenja e ekstremit dhe tensionit, mendon thellësisht, aktiv dhe gjithmonë ka brenda tij dicka më shumë nga ç’duket. Paraqet një imazh të qetë, të pavarur dhe me humor në botën e jashtme, ndërsa nën maskë ekziston një fuqi e madhe dhe ekstreme, pasion intensiv, vullnet i fortë dhe energji e vazhdueshme.

Ka mendje të mprehtë, mos u habisni nëse ju bombardon me pyetje, thjesht përpiqet të analizojë dhe të kuptojë mënyrën tuaj të mendimit dhe të vlerësojë situatën.

Sapo një akrep t’ju pranojë në jetën e tij/saj, ata zbuten.

Si të fitosh zemrën e një Akrepi?

Që të fitosh zemrën e një mashkulli apo femre Akrep kërkohet të jesh i hapur dhe i sinqert. Mos tentoni të shtireni para një Akrepi, do ta kuptojë menjëherë. Tregohuni të sinqertë dhe kushtojini vëmendje, gjithmonë kanë dicka interesante tju thonë.

Kërkojnë sinqeritet dhe ndershmëri, do tju rrespektojnë më shumë nëse thoni me pastërti opinionin tuaj. Akrepit i pëlqejnë pothuajse të gjitha aktivitetet, kështu nuk do keni problem asnjëherë se cfarë duhet të gjeni për të bërë.

Artikuj të ngjashëm

Më shumë horoskopin