Kalo te përmbajtja
Shigjetari
Horoskopi

Shigjetari

Shigjetari është zakonisht të papërtuar. Ata e urrejnë të qëndrojnë thjesht ulur, por edhe të qëndrojnë kot në këmbë.

Horoskopi për Shigjetarin

Ditor / Mujor / Vjetor

Karakteristikat e Shigjetarit

Të lindur më: 22 Nentor –21 Dhjetor
Element: Zjarri.
Planeti udhëheqës: Jupiteri
Karakteri: Labil
Ngjyra:Vishnje
Lulja: Violeta
Dita: E enjte
Numri: 9, 7, 3

Shigjetarët karakterizohen si zemërgjërë, të arsyeshem si dhe udhëheqës e lider të mirë. Thuhet se: “Rruga më pak e udhëtuar është vendi i tyre i preferuar për të qenë!”. Që do të thotë se trimëria e tyre është e admirueshme dhe i bën të përshtatshëm për rolet drejtuese. Shigjetarët gjithashtu kanë shumë emergji dhe janë gjithmonë gati për të marrë një aventurë të re.

Bota e brendshme e Shigjetarëve?

Shigjetarët janë zakonisht të papërtuar. Ata e urrejnë të qëndrojnë thjesht ulur, por edhe të qëndrojnë kot në këmbë. Shigjetari ka një fizik të spikatur, qoftë edhe duke u nisur nga besimi i dukshëm dhe shpërfillja e sjelljeve të duhura.  Ai ecën sikur gjithmon është duke shkuar “diku”. Nuk ka ndalesa apo hezitime për të.

Shigjetari tipik tërhiqet nga rreziku- në sport, në punë apo në hobet e tij. Një element rreziku i emocionon dhe i sfidon harkëtarët. Ata e duan shumë shpejtësinë. Makinat e shpejta, madje edhe aeroplanët i tërheqin ata si me magnet. Personi mesatar i Jupiterit i gëzohet më shumë së çdo gjëje tjetër arratisjes, qoftë fizike, qoftë emocionale. Kjo gjë i gjallëron ata.

Shigjetarët gjithashtu kanë shumë emergji dhe janë gjithmonë gati për të marrë një aventurë të re.

Si ta fitosh zemrën e një shigjetari?

Çfarë është në mendjen dhe zemrën e Shigjetarit është pothuajse menjëherë në buzët e tij. Ai është po aq i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë si një fëmijë gjashtë vjeçar. Ju mund ta merrni këshillën e vjetër, "Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një fëmijë", dhe ta ndërroni me "Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një Shigjetar".

Shumë pak njerëz nuk mund ta durojnë Shigjetarin për një kohë të gjatë, pasi qëllimet e tij janë kaq dukshëm të padëmshme. Ju do ta shihni këtë idealist të dashur, të pëlqyeshëm, inteligjent, pothuajse kudo dhe në çdo kohë. Mund të jetë ai prezantuesi në ekranin tuaj çdo të diel mbrëma, duke hedhur shigjeta të pakujdesshme dhe duke i lënë të ftuarit në studio pa fjalë nga sinqeriteti i tij.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Horoskopi ditor ofron parashikime të detajuara për secilën shenjë të horoskopit, duke përfshirë dashurinë, karrierën dhe shëndetin. Lexoni parashikimin e plotë për shenjën tuaj për të zbuluar çfarë kanë yjet në plan për ju.

Horoskopi ditor mund t'ju ndihmojë të përgatiteni për sfidat dhe mundësitë e ditës. Megjithatë, ai duhet përdorur si një udhëzues i përgjithshëm dhe jo si parashikim absolut. Përdoreni për reflektim personal dhe për të qenë më të vetëdijshëm.

Parashikimet astrologjike bazohen në pozicionet e planetëve dhe shenjat e zodiakut. Ato ofrojnë një perspektivë të përgjithshme dhe nuk janë parashikime shkencore. Shumë njerëz i gjejnë të dobishme për vetëreflektim dhe planifikim.

Elira Hoxha

Shkruar nga

Elira Hoxha

Gazetare dhe shkrimtare me përvojë në median shqiptare. Pasionante e kulturës, letërsisë dhe historive që frymëzojnë gratë shqiptare kudo në botë.

Horoskopi ditor
Horoskopi5 min lexim

Horoskopi ditor

Horoskopi ditor për datën 29.12.2023. Çdo ditë horoskopi ditor ju tregon me cfarë pritet të përballen sot të lindurit e çdo shenje. Dashi21 Mars – 19 Prill...

Elira HoxhaElira Hoxha
Horoskopi Javor
Horoskopi8 min lexim

Horoskopi Javor

Horoskopi javor për periudhën 18.12.2023 - 24.12.2023. Çdo javë horoskopi ju tregon me cfarë pritet të përballen të lindurit e çdo shenje. Dashi21 Mars – 19...

Elira HoxhaElira Hoxha