Kalo te përmbajtja
Endrrat dhe misteri i kujtimit të tyre
Të Ndryshme

Endrrat dhe misteri i kujtimit të tyre

Endrrat kanë dyjëzuar filozofë, psikologë dhe ekspertë për dekada të tëra. Përse ëndërrojmë? Çfarë kuptimi kanë endrrat?

A mund ta stërvisim veten për të kujtuar endrrat tona?  A e mbani mend ëndrrën që keni parë natën e kaluar? Në mëngjes, disa prej nesh mund të kujtojnë skena mjaft të qarta të ëndrrës që kemi parë. Më vonë ndodh që i harrojmë. Disa të tjerë kanë tendencën të mos i kujtojnë fare ëndrrat e tyre. Në disa raste njerëzit mund të pyesin veten: A ka të bëjë kujtimi i ëndrrave me cilësinë e gjumit tuaj? Jo domosdoshmërisht, shpjegojnë ekspertët.

Të gjithë ëndërrojnë, por jo të gjithë i mbajnë mend ëndrrat, thotë Shelby Harris, PsyD, profesor në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein. “Ka disa arsye pse i kujtoni apo harroni ëndrrat dhe asnjëra nuk ka të bëj me cilësinë e gjumit tuaj”, thekson ai. Përse ëndërrojmë? Ekspertët dyshojnë se ëndërrojmë për të ndihmuar përballimin e problemeve emocionale nga jeta e përditshme. Ëndërrojmë për të renditur kujtimet dhe mendimet tona, kjo sipas National Sleep Foundation. Nëse ju ndodh ta kujtoni ëndrrën që keni parë, mund të jetë sepse u zgjuat gjatë saj, pra është ende e freskët në mendjen tuaj. thotë Deborah Givan. Gjatë natës mund të ndodh të shikoni më tepër se një ëndërr dhe zakonisht mabni mend atë të fundit. 

Ankthi, ilaçet dhe personaliteti ndikojnë drejtpërdrejt nëse i kujtoni ëndrrat

Siç u përmend edhe lartë, “Cilësia e gjumit nuk ka të bëjë me aftësinë për të mbajtur mend ose jo ëndrrat.” thotë Dr.Harris. Mendohet se mund të ndikojnë ilaçet që po pini apo nëse jeni të stresuar. Më poshtë po ju listojmë cilat janë elementet që ndikojnë nëse kujtoni ëndrrat apo jo.

Nivelet e ankthit para se të flini

Njerëzit kanë më shumë gjasa të mbajnë mend ëndrrat e tyre kur kanë ankth ose depresion, thotë Harris. Ndoshta sepse kanë tendencë të zgjohen më shpesh kur shqetësohen dhe e bëjnë këtë mes të ëndrrave të ndryshme.

Ilaçet ose problemet me shëndetin

Disa ilaqe, përfshirë këtu ilaqe që trajtojnë depresionin, mund të ulin numrin e ëndrrave që shihni thotë Dr Subramanian. Në të njëjtën mënyrë, apnea e gjumit (një gjendje që karakterizohet nga pauza të shkurtra në frymëmarrje gjatë kohës që flini) mund të minimizojë kohën që keni kaluar duke ëndërruar.

Gjinia dhe Personaliteti

Kërkimi i botuar në Gazetën Adolescent Health, zbuloi se vajzat adoleshente kishin më shumë të ngjarë sesa homologët e tyre meshkuj të kujtonin ëndrrat e tyre. Ky studim gjeti gjithashtu një lidhje midis krijimtarisë dhe kujtimit të ëndrrave. Pjesëmarrësit me kujtesë më të fortë kishin më shumë gjasa ta identifikonin veten si kreativ në krahasim me ata që nuk kujtonin ëndrrat e tyre.

A mund të përmirësohesh aftësinë për të kujtuar ëndrrat e tua?

Nëse dëshironi të kujtoni më shumë nga ëndrrat e një natë më parë, nuk është e pamundur. “Mund ta përmirësoni këtë aftësi, nëse mund ta quajmë të tillë.”  thotë Lauri Loewenberg, autor i  Dream on It: Unlock Your Dreams, Change Your Life. "Gjëja më e rëndësishme është t'i jepni kohë dhe vëmendje ëndrrave", thekson ai. Momenti më i mirë, për të provuar të kujtoni ëndrrat tuaja, është në 90 sekondat e para pasi të zgjoheni. Loewnberg rekomandon ta mbani trupin tuaj në të njëjtën pozicion në të cilin e gjendët veten kur u zgjuat. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të kujtoni ëndrrat që sapo keni parë. 

Shkruajini ëndrrat që sapo keni parë

Nëse nuk i shkruani ëndrrat tuaja ose nuk ia tregoni partnerit tuaj, ka të ngjarë t’i harroni" thotë Loewenberg. Mjafton të shkruani fjalët kyç çdo mëngjes. Mbani një bllok dhe një stilolaps në komedinën tuaj. Jo vetëm që është një ushtrimi dobishëm për kujtesën, por gjithashtu ju ndihmon të ndërtoni një zakon pozitiv. Praktikë kjo që është më mirë sesa t’ia tregoni një personi tjetër, sipas një përmbledhjeje të botuar në maj të 2016ës në Journal Consciousness and Cognition. Loewenberg thotë se edhe ushqimi mund të luajë një rol në rikujtimin e ëndrrave konkretisht sasia e vitaminës B6. Një studim i botuar në prill të 2018ës në revistën Perceptual and Motor Skills , që përfshiu 100 pjesëmarrës, zbuloi se individët që merrnin vitaminen B6 para se të flinin kishin më shumë gjasa të kujtonin ëndrrat e tyre. Mirëpo, ende nuk ka prova konkrete në lidhje me këtë hulumtim rastësor. Mbidoza e vitaminës B6 nga ana tjetër mund të shkaktojë dëme nervore ose probleme neurologjike, përfshirë humbjen e kontrollit mbi lëvizjen e gjymtyrëve tuaja. Këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj para se të merrni ilaçe apo vitamina shtesë. 

Pesë fakte psikologjike mbi ëndrrat tuaja

Nëse ëndrrat do të rregjistroheshin, atëhere do të tregonin se sa kreative është mendja në të vërtetë. Ndonjëherë duket sikur shkenca nuk di t'u japë një përgjigje ëndrrave, por na besoni ka shumë studime në lidhje me to.

Do t'ju listojmë më poshtë disa fakte psikologjike në lidhje me ëndrrat.

Mendja juaj gjatë gjumit është më aktive sesa kur jeni zgjuar

Kjo ndodh sepse gjatë ditës bombardohemi me imazhe, zëra edhe ndjesi nga më të ndryshmet. Kështu që truri fik shumë pjesë të vetat që të mos bëhet konfuz dhe të mund të procesoj vetëm gjërat e rëndësishme. Studime të kryera gjatë gjumit, kanë treguar se truri është më tepër aktiv gjatë natës sepse proceson çdo informacion që gjatë ditës nuk ka mundur ta bëj.

Gjithçka ndodh në subkoshiencën tuaj

Kur jeni duke fjetur, subkoshienca është vendi ku të gjitha endrrat marrin pjesë. Ëndrrat flasin gjuhën e imazheve, metaforave dhe simboleve. Ndaj, për ne është shpesh e vështirë t'u japim kuptim atyre. Të jeni të sigurt se endrrat nuk vijnë nga hiçi, por drejtpërdrejt nga eksperienca juaj personale.

Në ëndërr shikoni vetëm fytyra të njohura

Sado e çuditshme të duket, subkoshienca jote nuk mund të krijoj fytyra të reja. Kjo ndodh sepse subkoshienca ka memorie. Që do të thotë se çdo fytyrë që keni parë në ëndërr është një fytyrë që e keni parë edhe në realitet. Gjatë ditës, qoftë edhe kur jeni duke ecur, truri yt rregjistron çdo imazh që i vjen përball, përfshirë këtu edhe fytyrat.

Në ëndërr nuk mund të lexoni

Mund t’ju ketë ndodhur të shihni shenja apo libra vërdall, por anjërën nuk keni mundur ta lexoni. Përse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse leximi është një aktivitet i koshiencës suaj dhe jo i subkoshiencës. Duhet të dini se truri është produkt i një periudhe të gjatë evolimi që përfshin qindra mijëra vite. Megjithatë, njerëzit kanë nisur të lexojnë vetëm 5000 vjet para. Në ëndërr as orën nuk arrini ta lexoni sepse koha është relative në endrrat e tua. Madje as veten nuk mund ta shihni në ëndërr, kjo gjë ende nuk ka një shpjegim shkencor.

Pjesëmarrësit me kujtesë më të fortë kishin më shumë gjasa ta identifikonin veten si kreativ në krahasim me ata që nuk kujtonin ëndrrat e tyre.

Femrat dhe meshkujt ëndërrojnë në mënyra të ndryshme

Studime të ndryshme kanë treguar se femrat dhe meshkujt jo vetëm që ëndërrojnë ndryshe nga njëritjetri, por edhe ndrrat që shohin përfshijnë tema të papajtueshme me ta.  Për shembull, meshkujt ëndërrojnë më shpesh për armët sesa femrat. Ndërsa femrat ëndërrojnë më shumë për veshje, këpucë, aksesorë etj. Për më tepër ëndrrat e meshkujve përmbajnë më tepër aktivitet fizik se.sa femrat. Këto të fundit ëndërrojnë më tepër për traumat emocionale si refuzimi. Gjithashtu, femrat kanë më shumë biseda në endrrat e tyre sesa meshkujt.

Nëse do të mbash mend sa më shumë nga ëndrrat e tua, mbani në komedinën tuaj një ditar dhe shkruajini ato sapo të zgjoheni. Kur t'i shikoni shënimet pas njëfarë kohë, shikoni nëse keni ëndrra, simbole apo imazhe përsëritëse. Ku i dihet, ndoshta ëndrrat mund të jenë burimi i ndonjë ideje fantastike!

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Siç u përmend edhe lartë, “Cilësia e gjumit nuk ka të bëjë me aftësinë për të mbajtur mend ose jo ëndrrat.” thotë Dr.Harris. Mendohet se mund të ndikojnë ilaçet që po pini apo nëse jeni të stresuar.

Njerëzit kanë më shumë gjasa të mbajnë mend ëndrrat e tyre kur kanë ankth ose depresion, thotë Harris. Ndoshta sepse kanë tendencë të zgjohen më shpesh kur shqetësohen dhe e bëjnë këtë mes të ëndrrave të ndryshme.

FemraDD ofron qindra artikuj në kategori të ndryshme. Shfletoni rubrikat tona ose përdorni funksionin e kërkimit për të gjetur artikuj që ju interesojnë.

Elira Hoxha

Shkruar nga

Elira Hoxha

Gazetare dhe shkrimtare me përvojë në median shqiptare. Pasionante e kulturës, letërsisë dhe historive që frymëzojnë gratë shqiptare kudo në botë.

Nita Latifi
Të Ndryshme2 min lexim

Nita Latifi

Nita Latifi, këngetare e njohur dhe një interpretuese e madhe e muzikës live. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe është pjesë e...

Elira HoxhaElira Hoxha
Liberta Spahiu
Të Ndryshme2 min lexim

Liberta Spahiu

Liberta Spahiu u njihte fillimisht si modele, pastaj filloi karieren e saj televizive si moderatore. Ajo u lind ne vitin 1985 ne Prishtine. Liberta Spahiu...

Elira HoxhaElira Hoxha