Kalo te përmbajtja
Festa e Halloween
Të Ndryshme

Festa e Halloween

Festa e Halloween ka edhe dhjetë ditë që të vij, megjithatë javës tjetër kemi rezervuar për ju dy artikuj me ide për maska dhe dekorime. Sot, duke qënë se mezi po e presim këtë festë, po ju shkruaj shkurtimisht origjinën dhe historikun e saj, e cila ka si protagonist Papa Boniface IV.

Për të gjurmuar origjinën e Halloweenit, duhet të kthejmë faqet e historisë deri në mbi dy mijë vjet më parë. Në kohën e festivalit Samhain festuar nga Keltët në Britaninë e lashtë dhe Irlandë. Dita e parë e nëntorit konsiderohej si fundi i stinës së verës. Koha e kthimit të kopesë nga kullotat dhe përtëritja e të lashtave.

Halloweeni apo kthimi i shpirtrave

Halloweeni konsiderohej gjithashtu koha kur shpirtrat e të vdekurve ktheheshin për të vizituar shtëpitë dhe familjet e tyre. Keltët shkonin rreth e përqark në shtëpi për të kërkuar dhurata të vogla në formën e ushqimit dhe ëmbëlsirave për të nderuar të vdekurit.

Me kalimin e kohës tradita u rrit dhe besëtytnitë që e shoqëruan u rritën gjithashtu. Popullsia filloi të ndizte zjarre në kodra dhe të varte fenerë të bëra nga rrepa. Në SH.B.A. njerëzit filluan të përdorin kunguj sepse ishin të disponueshëm që ishin gërmuar për të përfaqësuar fytyrën e demonëve që duhej të dëboheshin. Në të njëjtën periudhë lindi tradita e maskimit. Pastaj vijmë në shekullin e shtatë pas Krishtit, me Papa Boniface IV që vendosi ditën e të gjithë Shenjtorëve. Fillimisht u festua më 13 maj dhe gradualisht u zhvendos më një nëntor. Shoqëria pagane ishte bërë e krishterë. Kështu, festa e vjetër e Samhain, një festë pagane, u shndërrua me këtë rast në një festë për të festuar jetën e shenjtorëve të krishterë.

Me kalimin e kohës tradita u rrit dhe besëtytnitë që e shoqëruan u rritën gjithashtu.

Tradita e llampave të ndriçimit vazhdoi gjithashtu

Festa e Halloween, siç e njohim sot, daton në kohën kur dita përpara Festës së Shenjtorët u festua si një "eva santa". Ose "prag i shenjtë" prandaj mori emrin Halloween ose “Holy eve” në anglisht.

Dita e shenjtorëve festohej ende, por njerëzit filluan të dekoronin shtëpitë e tyre një natë më parë. Në Amerikë, tradita filloi të mbahet në mesin e viteve 1800. Atëherë kur një numër i madh i emigrantëve arritën nga Europa, duke përfshirë miliona njerëz nga Irlanda e varfër. Këta emigrantë rindërtuan kostumet e tyre të Halloween në New York, Boston, Philadelphia . Popullsia vendase pranoi me dëshirë zakonet e reja.  Nga mesi i shekullit XX tradita ishte përhapur pothuajse në të gjithë botën anglosaksone në të dy anët e oqeanit. Kështu edhe sot Halloween festohet në 31 tetor dhe është një festë laike që shihet kudo, në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet Europiane ku është përhapur. Duke qënë se jemi kthyer në një shoqëri konsumatore tashmë, e kemi shndërruar festën në një fenomen gjigant kulturor siç ështe kthyer Dita e Shën Valentini dhe Krishtlindjet.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Halloweeni konsiderohej gjithashtu koha kur shpirtrat e të vdekurve ktheheshin për të vizituar shtëpitë dhe familjet e tyre. Keltët shkonin rreth e përqark në shtëpi për të kërkuar dhurata të vogla në formën e ushqimit dhe ëmbëlsirave për të nderuar të vdekurit.

Festa e Halloween, siç e njohim sot, daton në kohën kur dita përpara Festës së Shenjtorët u festua si një "eva santa". Ose "prag i shenjtë" prandaj mori emrin Halloween ose “Holy eve” në anglisht.

FemraDD ofron qindra artikuj në kategori të ndryshme. Shfletoni rubrikat tona ose përdorni funksionin e kërkimit për të gjetur artikuj që ju interesojnë.

Elira Hoxha

Shkruar nga

Elira Hoxha

Gazetare dhe shkrimtare me përvojë në median shqiptare. Pasionante e kulturës, letërsisë dhe historive që frymëzojnë gratë shqiptare kudo në botë.

Nita Latifi
Të Ndryshme2 min lexim

Nita Latifi

Nita Latifi, këngetare e njohur dhe një interpretuese e madhe e muzikës live. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe është pjesë e...

Elira HoxhaElira Hoxha
Liberta Spahiu
Të Ndryshme2 min lexim

Liberta Spahiu

Liberta Spahiu u njihte fillimisht si modele, pastaj filloi karieren e saj televizive si moderatore. Ajo u lind ne vitin 1985 ne Prishtine. Liberta Spahiu...

Elira HoxhaElira Hoxha