Euro news Albania Live, është franchise i parë në historinë e familjes së madhe të Euronews, media informative Numer 1 në Europë.
Rreth Euro News
Transmeton 24 orë, në gjuhën shqipe dhe mbulon ngjarjet e interesat e shqiptarëve, në rajon e mbarë diasporën. Euro News Albania Live ndan të njëjtët vlera, standarde profesionale dhe filozofi me platformën mediatike ndërkombëtare, Euronews Group.
Me një investim kurajoz dhe të pazakontë në rajon, si në teknologji ashtu edhe në burime njerëzore, ky TV, synon të jetë pararojë e një revolucioni mediatik, i shumëkërkuar nga qytetarët dhe investitorët.
Transmeton 24 orë lajme e informacione rreth aktualitetit në Shqipëri, rajon e më gjerë, me transmetime të drejpërdrejta të lajmit, në kohën kur ndodh.
Që prej orëve të para të mëngjesit e përgjatë gjithë 24 orëve në vazhdim, transmeton 7 Edicione Informative "live", në një format europian, dinamik, me lajme e informacion të detajuar, të ftuar në studio dhe ekpsertizë rreth çështjeve të ndryshme.
Transmeton 24 orë lajme e informacione rreth aktualitetit në Shqipëri, rajon e më gjerë, me transmetime të drejpërdrejta të lajmit, në kohën kur ndodh.
Euro News dhe rajoni
Korrespondentët e dedikuar në të gjithë Shqipërinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, sigurojnë mbulim të plotë të ngjarjeve në vend
Gërshetimi i eksperiencës së më të mirëve në fushën e gazetarisë me entuziazmin e brezit të ri, të cilët punojnë me teknologjinë e fundit, kanë sjellur në tregun mediatik në Shqipëri një model te ri të gazetarisë. Redaksia dixhitale, mundëson përmes MOJO dhe #KUBI, të jemi pionierë të lajmit multimedial.
Euronews Albania transmeton një numer programesh, nga prodhimet origjinale deri te prodhimet e pasura të gjigandit mediatik Euronews.
Temat politike, ekomomike e ato sociale, emisionet investigative ato kulturore, historike a po mbi teknologjinë e fundit, pasurojnë çdo ditë programin e ekranit bashkëkohor të Euronews Albania.
Perveq ketij TV, ju mund te ndiqni edhe shume kanale televizive tjera ne Webfaqen tone.


