Kalo te përmbajtja
Klan Kosova Live
Argëtim

Klan Kosova Live

Klan Kosova Live prej ç'do vendi qe gjindeni ne ç'do kohe drejtperdrejt online permes interneti falas, te gjitha videot e fundit.

Gjeje dashninë e jetës! SHKARKO TANI

Rreth Klan Kosova

Klan Kosova është Kanal Televiziv në Kosovë, i themeluar në Dhjetor të vitit 2008. Për herë të parë u transmetua me 17 shkurt 2009, po në ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Klan Kosova, nga Komisioni i Pavarur për Media i Republikës së Kosovës eshte regjistruar dhe licensuar. Televizioni Klan Kosova u krijua si një nevojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve më të fundit në Kosovë dhe afrimitetin gjithnje e me te madh me Shqiperine. Pra nga interesimi i qytetarëve të Kosovës, duke qenë vazhdimisht i pranishëm në Kosovë në mbulimin e ngjarjeve të mëdha, por edhe të jetës së përditshme, TV Klan i Shqipërisë, pas 11 viteve suksesi, vendosi të themelojë një televizion të ri në Kosovë.

Historiku

Klan Kosova Live nisi transmetimet me daten 17 shkurt 2009 dhe sot ka më shumë se 150 punonjës, një ekip tepër profesional nga Kosova, ashtu si dhe një pjesë e rëndësishme e programeve që janë në transmetim. Klan Kosova tërhoqi interesimin e shikuesve me disa nga programet profesionale me te shikuara si Ora 7, edicionet e lajmeve, Zona e Debatit, Zona B, Info Magazinë, Ora e Pasditës, News Show, Prive, Ju flet Prishtina, Minuta e Fundit, e shumë emisione të tjera me tema nga me te ndryshmet.

Klan Kosova, vec prodhimeve të veta, transmeton edhe seriale mjaft të shikuara, emisione të Klan-it të Shqipërisë, si Opinion nga Blendi Fevziut, Zona e Ndaluar e Andi Bushatit, E diela Shqiptare me Ardit Gjebrenë, e shumë emisione të tjera.

Klan Kosova, me moton Jemi Një, ka si qëllim t’i sjellë dhe t’i bëjë të ndihen më afër shqiptarët, të jemi një me shikuesit tanë, të jemi një si shqiptarë dhe të synojmë që edhe si televizion të bëhemi dhe të mbetemi numri Një në Kosovë.

Synimi

Klan Kosova synon të ketë një program cilësor, t’i informojë e t’i argëtojë njerëzit. Një Kanal Televiziv që i dedikohet të gjitha të gjitha moshave dhe shtresave të shoqërisë. ky ekran kërkon t’u ofrojë shikuesve të tij lajmet dhe emisionet më të mira.

Klan Kosova ka krijuar një bazë të mirë dhe të qëndrueshme, në rrafshin media në Kosovë.

Ne Uebfaqen tone mund te ndiqni Klan Kosova Live nga cilido vend qe gjindeni online.
Radio Klan Kosova FM
13 shkurti  është Dita Ndërkombëtare e Radios. Po në këtë datë të vitit 1946, ishte Radio e Kombeve të Bashkuara e cila emetoi programin e parë. Me transmetinin e emisioneve filloi në vitin 2021 edhe një radio e re në Kosovë, Klan Kosova FM, e cila shpejt i bëri për vete dëgjuesit kosovarë.

Që nga ajo ditë Radio Klan Kosova në baza ditore ka një program të pasur me edicione informative, muzikë kualitative, emisione argëtuese, me të ftuar e gazetarë që i plotësojnë nevojat e dëgjueseve të kësaj radio, kudo që ndodhen ata.

Televizioni Klan Kosova u krijua si një nevojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve më të fundit në Kosovë dhe afrimitetin gjithnje e me te madh me Shqiperine.

Radio Klan Kosova, ashtu si edhe televizioni, karakterizohen nga teknologjia e fjalës së fundit, përpos me profesionalizmin në gazetari. Kualiteti i zërit dhe videos në këto dy platforma respektive e bëjnë diferencën për shikuesit dhe dëgjuesit.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Klan Kosova është Kanal Televiziv në Kosovë, i themeluar në Dhjetor të vitit 2008. Për herë të parë u transmetua me 17 shkurt 2009, po në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Klan Kosova, nga Komisioni i Pavarur për Media i Republikës së Kosovës eshte regjistruar dhe licensuar.

Argëtimi ndihmon në uljen e stresit, përmirëson humorin dhe forcon lidhjet shoqërore. Koha e lirë cilësore është thelbësore për shëndetin mendor dhe fizik.

Po! FemraDD ka qindra artikuj argëtues, kuriozitete, horoskope dhe shumë më tepër. Eksploroni kategoritë tona për të gjetur përmbajtje që ju përshtatet.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Fjale te urta
Argëtim18 min lexim

Fjale te urta

Fjale te urta kemi dëgjuar të gjithë duke u rritur. Disa prej tyre na kanë ngelur në mendje, të tjerat i kemi harruar. Mirëpo si popull, ne kemi fjale te urta...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Prishtine
Argëtim2 min lexim

Moti ne Prishtine

Moti ne Prishtine eshte i percaktuar kryesisht nga klima kontinentale. Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shtrihet në veri-lindje të vendit. Moti në Prishtinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Tirane
Argëtim2 min lexim

Moti ne Tirane

Moti ne Tirane di të jetë i ndikuar nga klima mesdhetare. Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana shtrihet në pjesën qëndrore të territorit të Shqipërisë. Duke qenë...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Shkoder
Argëtim2 min lexim

Moti ne Shkoder

Moti ne Shkoder përcaktohet përgjithësisht nga afërsia me detin dhe I takon rrymës klimatike mesdhetare. Shkodra është qytet dhe bashki në pjesën veri...

Arta BerishaArta Berisha