Kalo te përmbajtja
Olti Curri
Të Ndryshme

Olti Curri

Olti Curri, opinionist i Big Brother VIP Kosova.

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe vjeshta e këtij viti do t’ju sjellë një nga formatet televizive më gjigante “Big Brother VIP Kosova”, projekti i parë dhe i vetëm i këtij lloji në Kosovë.

Pak nga pak ekipi i këtij megaproduksioni po shpalos surpriza për publikun.

Së fundmi është zbuluar një nga surprizat e Big Brother! Ky format sjell një dyshe të re televizive në prezantim. Së bashku me Alaudin Hamitin është konfirmuar edhe prezantuesja dhe aktorja Jonida Vokshi.

Një tjetër kuriozitet shumë i madh tashmë është shuar. Atë të komentatorit zyrtar të edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Klan Kosova bën të ditur se një nga karriget e panelit të komentatorëve i është rezervuar njërit prej personazheve më të komentuar televizivë, i njohur për perceptimet e tij unike dhe komentet pikante për botën rozë.

Bëhet fjalë për tekstshkruesin dhe blogerin Olti Curri – i cili në këtë edicion të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Do të mbajë mbi supe një pozicion mjaft të rëndë, siç është ai i komentuesit të këtij formati televiziv.

Kjo zgjedhje vjen natyrshëm për një nga personazhet televizive më me përvojë në median shqipfolëse. Curri pritet të analizojë dhe komentojë situatat që do të ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në vend gjatë netëve “prime”.

Kjo është vetëm një nga surprizat e radhës të “Big Brother VIP Kosova”. Ndërsa shumë të tjera pritet të bëhen publike në ditët në vijim.

Një tjetër kuriozitet shumë i madh tashmë është shuar.

Rrugëtimi i formatit të shumëpritur nis në tetor dhe do të transmetohet përmes ArtMotion dhe Klan Kosovës.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Olti Curri, opinionist i Big Brother VIP Kosova.

Po, kjo temë ka shumë aspekte interesante. Rekomandojmë të lexoni artikuj të tjerë të lidhur në FemraDD për të pasur një pamje më të plotë dhe të detajuar.

FemraDD ofron qindra artikuj në kategori të ndryshme. Shfletoni rubrikat tona ose përdorni funksionin e kërkimit për të gjetur artikuj që ju interesojnë.

Elira Hoxha

Shkruar nga

Elira Hoxha

Gazetare dhe shkrimtare me përvojë në median shqiptare. Pasionante e kulturës, letërsisë dhe historive që frymëzojnë gratë shqiptare kudo në botë.

Nita Latifi
Të Ndryshme2 min lexim

Nita Latifi

Nita Latifi, këngetare e njohur dhe një interpretuese e madhe e muzikës live. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe është pjesë e...

Elira HoxhaElira Hoxha
Liberta Spahiu
Të Ndryshme2 min lexim

Liberta Spahiu

Liberta Spahiu u njihte fillimisht si modele, pastaj filloi karieren e saj televizive si moderatore. Ajo u lind ne vitin 1985 ne Prishtine. Liberta Spahiu...

Elira HoxhaElira Hoxha