Kalo te përmbajtja
Qeparo - Fshati mistik i rivieres Joniane
Udhëtime

Qeparo - Fshati mistik i rivieres Joniane

Qeparo qëndron Pranë gjirit të Panormi (Palermo nga turistët), me plazhin e tij të veçantë dhe vendbanimet e vjetra të Qeparos ndërtuar mbi një kodër shkëmbore me pamje nga deti Jon.

Një fshat i vogël por jo i parëndësishëm

Fshati Qeparo është pjesë e bashkisë së Himarës dhe ndodhet 13 kilometra në jug të Himarës, ngjitur me Borshin. Ka një popullsi prej 1200 banorë dhe ashtu si pjesa tjetër e fshatrave shumica e banorëve kanë emigruar në Greqi dhe qytete të tjera në Shqipëri. Sipas topografit të shekullit XIX William Martin Leake, emri origjinal i fshatit ishte Kiepero ose Kiparos, i cili rrjedh nga fjala greke kipos, që do të thotë kopsht. Megjithatë, vendasit thonë se emri i Qeparo vjen nga pema e qiparisit, e cilat është tepër e pranishme në këtë zonë.

Qeparo ndahet në dy pjesë, Qeparo i Vjetër, një vendbanim i lashtë i ndërtuar në shpatin perëndimor 450 metra mbi nivelin e detit. Më vonë, banorët e tij u vendosën pak më poshtë. Në Shpatin e Gjivlashit, në juglindje të kodrës së Kastelit. Për të qenë më afër arave të tyre dhe për t'i shpëtuar të ftohtit të dimrit. U formua në këtë mënyrë pjesa më e re e fshatit e quajtur vetëm Qeparo.

Një e kaluar e panjohur

Nuk dihet shumë për të kaluarën e këtij fshati, por përmendja e tij e parë është vënë re në disa gazeta të perandorisë Osmane (1431 dhe 1583) në lidhje me pronat dhe shtëpitë në Qeparo. Sipas këtyre letrave në atë kohë, fshati kishte gjithsej 50 shtëpi dhe toka të gjëra pjellore.

Një fshat piktoresk

Me një kombinim perfekt të detit dhe malit, fshati Qeparo luan një rol të rëndësishëm si një destinacion turistik, jo vetëm gjatë verës, por edhe jashtë sezonit. Ka disa akomodime dhe shtëpi pritjeje për mysafirët. Madje edhe disa restorante të mira në shëtitoren e saj. Mos u habisni kur takoni shumë francezë dhe britanikë në rrugët me kalldrëm të Qeparos.
Madje do të zbuloni se shumë prej tyre në fakt nuk janë turistë. Por këta të huaj të zgjuar kanë blerë shtëpi në fshatin e vjetër. Kjo u ka mundësuar ta përjetojnë realisht bukurinë e pastër dhe atmosferën mistike që Qeparo ofron.

Tërheqjet turistike

Manastiri i Shën Dhimitrit i cili ndodhet në qendër të Qeparos është një nga tërheqjet e para turistike. Në të ka qënë krijuar një ansambël me objekte karakteristike të zonës. Kisha ka tiparet e Kishave Bregdetare dhe është ndërtuar në vitin 1760. Elementet e vetme dekorative janë përfundimet e mureve me korniza në formën e dhëmbëve të sharrës. Vazhdon të jetë në gjendje shumë të mirë dhe vizitohet lehtë nga qendra e fshatit.

Fshati i vjetër i Qeparo, tani një fshat fantazmë i përbërë nga rrugica të ngushta me kalldrëm dhe shtëpi guri të braktisura gati në rrënim. Fshati ndodhet në majë të një mali dhe rruga që bëhët për të arritur deri atje është realisht e frikshme.

Mirëpo, pamja në gjirin e Qeparos nga lart dhe sharmi i këtij fshati të braktisur ia vlen barra qiranë! Një legjendë e vjetër që rrëfen për ndarjen midis Qeparos së vjetër dhe atij të ri. Tregon se në fshatin bregdetar një dritë ndizet në errësirë.

E vendosur në veri të fshatit Qeparo të sipërt ndodhet vendbanimi prehistorik i Karos, i vendosur 450m mbi nivelin e detit dhe daton në 1200-1000 para Krishtit në Epokën e Bronzit të vonë. Kalaja e Karos luajti një rol të rëndësishëm në bregdet nga shekujt XII-V para Krishtit. Kjo sepse pati rolin e një qendre të fortifikuar dhe militarizuar. Pas shekullit të 6-të pas Krishtit, vendbanimi u bë një qendër bujqësore dhe blegtorale.

Me një kombinim perfekt të detit dhe malit, fshati Qeparo luan një rol të rëndësishëm si një destinacion turistik, jo vetëm gjatë verës, por edhe jashtë sezonit.

Kalaja e Ali Pashës

Kalaja e Ali Pashes

Qeparo është gjithashtu i njohur për faktin se ka disa monumente të rëndësishme, siç është Kalaja e Ali Pashës, e vendosur rreth 1 km në veri të fshatit. Objekti, një kala e madhe e cila ka pamje nga deti si dhe nga rrugët me kalldrëm të Qeparos së vjetër, përmban stile arkitektonike tipike për këtë zonë.

Rrënojat e Kalasë së Qeparos janë një ndalesë tepër interesante, pasi shtigjet e hershme të vendbanimeve janë të vendosura në kodrat e larta shkëmbore. Kjo Kala ishte një dhuratë që Ali Pasha ia dedikoi gruas së tij, Vasiliqisë.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Përpara vizitës, rekomandohet të informoheni për kushtet e motit, mundësitë e akomodimit dhe vendet kryesore për të vizituar. Fshati Qeparo është pjesë e bashkisë së Himarës dhe ndodhet 13 kilometra në jug të Himarës, ngjitur me Borshin. Ka një popullsi prej 1200 banorë dhe a.

Periudha më e mirë varet nga preferencat tuaja. Vera (qershor-gusht) është ideale për plazh dhe aktivitete jashtë, ndërsa pranvera dhe vjeshta ofrojnë temperatura më të buta. Dimri ka çarmin e vet me peizazhe të mbuluara me borë.

Kostoja varet nga stina, lloji i akomodimit dhe aktivitetet. Për një buxhet mesatar, planifikoni rreth 30-80€ në ditë duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe transportin lokal. Rezervimi paraprak mund t'ju kursejë para.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Divjaka
Udhëtime3 min lexim

Divjaka

Divjaka është një qytet që shtrihet në Qarkun e Fierit, në jug - perëndim të Shqipërisë. Lagina e Karavastasë ndodhet pikërisht në Divjakë Megjithëse, jam e...

Arta BerishaArta Berisha