Kalo te përmbajtja
Sahat kulla Prishtine
Udhëtime

Sahat kulla Prishtine

Sahat kulla prishtine. Është e vendosur në pjesën historike të Prishtinës dhe e mbuluar me pluhurin e harresës.

Sahat Kulla është një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës utilitare në kryeqytetin kosovar. Historia e kësaj kulle daton nga shekulli XIX-të, përkatësisht në gjysmën e dytë  të shekullit. Ka shumë fakte interesante rreth saj të cilat shumë pak persona i dinë.

Ora që tregonte kohën e lutjeve

Fasada e sahat kullës ka hapje të vogla harkore. Afër saj gjindet gjimanzi i qytetit dhe tashmë është e rrethuar me ndërtesa shumë më moderne. Vetëm Sahat Kulla prishtine dhe disa rrugica me kalldrëm që gjenden afër saj u japin banorëve shijen e Prishtinës së vjetër. Këtu nuk duhet të harrojmë as xhamitë e Prishtinës, Hamamin dhe Muzeun Etnologjik, për të cilat do të shkruajmë një ditë tjetër.

Vetëm Sahat Kulla prishtine dhe disa rrugica me kalldrëm që gjenden afër saj u japin banorëve shijen e Prishtinës së vjetër.

Këmbana që erdhi nga Turqia në Vushtrri e nga Vushtrria në Prishtinë

Historia e kullës me orë të Prishtinës lidhet me emrin e Jashar Pashë Gjinollit. Tejet interesant është rrugëtimi i kambanës së kësaj kulle. Kambana e vjetër e kullës është sjellë nga turqit gjatë luftërave të tyre në Moldavi dhe Vllahi. Atë e morën si plaçkë luftë dhe si të tillë e sollën në Vushtrri dhe e vunë në sahat kullën e atij qyteti.

Ndërsa me urdhrin e Jashar Pashës kambana është sjellë nga Vushtrria në Prishtinë. Kambana përmban një numër të madh të dekoreve, të ornamenteve të ngjashme më gjethet e ahut. Pavarësisht rrugëve të gjata të kaluara, kambana ishte në gjendje të mirë dhe nuk kishte dëmtime të mëdha. Në vitin 2001 asaj i është vjedhur mekanizmi i kambanës origjinale. Një vit më vonë, KFOR-i francez vendosi një mekanizëm elektronik që u dëmtua dhe nuk funksionon.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Përpara vizitës, rekomandohet të informoheni për kushtet e motit, mundësitë e akomodimit dhe vendet kryesore për të vizituar. Fasada e sahat kullës ka hapje të vogla harkore. Afër saj gjindet gjimanzi i qytetit dhe tashmë është e rrethuar me ndërtesa shumë më moderne. Vetëm S.

Periudha më e mirë varet nga preferencat tuaja. Vera (qershor-gusht) është ideale për plazh dhe aktivitete jashtë, ndërsa pranvera dhe vjeshta ofrojnë temperatura më të buta. Dimri ka çarmin e vet me peizazhe të mbuluara me borë.

Kostoja varet nga stina, lloji i akomodimit dhe aktivitetet. Për një buxhet mesatar, planifikoni rreth 30-80€ në ditë duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe transportin lokal. Rezervimi paraprak mund t'ju kursejë para.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Divjaka
Udhëtime3 min lexim

Divjaka

Divjaka është një qytet që shtrihet në Qarkun e Fierit, në jug - perëndim të Shqipërisë. Lagina e Karavastasë ndodhet pikërisht në Divjakë Megjithëse, jam e...

Arta BerishaArta Berisha