Kalo te përmbajtja
Top Femrat Shqiptare
Të Ndryshme

Top Femrat Shqiptare

Cilat janë femrat shqiptare më të kërkuara? Hulumtimi i ri nga ne tregon se ylli i muzikës pop, Dua Lipa, është femra shqiptare më e kërkuar në botë.

Përmbledhje:

  • Dua Lipa (73 milionë) dominon në listë dhe është më e kërkuar se Rita Ora, Bebe Rexha (12 milionë) dhe Ava Max (9.8 milionë) së bashku.
  • Ky hulumtim ofron njohuri unike për femrat më të famshme shqiptare në mbarë botën, me Dua Lipën që dominon në këtë renditje.
  • Nënë Tereza mban ende vendin e 4-të (8 milionë), dhe çuditërisht pasohet nga influencerja e re Melissa aka melimtx dhe një nga aktoret më të suksesshme shqiptare Eliza Dushku.

Miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1977, çdo vit, 8 Marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Për atë arsye, për këtë ditë të veçantë, sot do t’i përmendim disa prej femrave shqiptare që kanë vërtetuar se janë të pandalshme dhe që njihen si ambasadoret tona më të mira.

Hulumtimi i fundit i bërë nga ne analizoi mbi 135 milionë kërkime në Google në 12 muajt e fundit, për të përcaktuar 150 femrat më të suksesshme dhe të famshme shqiptare. Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfekte - më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas - por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e njerëzve në mbarë botën për suksesin e femrave shqiptare. 

Është inkurajuese të shohësh që jo vetëm femrat shqiptare nga diaspora po ndikojnë në botë, por edhe femrat te cilat karrieren e tyre e zhvillojne ne trevat shqiptare, siç janë Era Istrefi dhe Elvana Gjata.

Te 150 femrat shqiptare të kërkuara nga njerzit, nuk mungojne dhe emrat e femrave të mahnitshme si: Diona Fona, Xhemi Shehu, Amanda Lajcaj, Vildane Zeneli, Vlora Çitaku, Anjeza Shahini. 

Në vijim rendisim femrat shqiptare më të kërkuara në kategori të ndryshme.

Muzikë

Fituesja e çmimit “Grammy”, Dua Lipa, jo vetëm që është e renditur në vend të parë në këtë kategori, por edhe në gjithë listën e këtij hulumtimi. Pas saj, rankohen këngëtaret e hiteve të shumta botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Në top 10shen e kësaj liste nuk ka munguar as Era Istrefi, e cila i theu kufijtë e suksesit me këngen “BonBon” në vitin 2016. 

Aktrim

Në këtë kategori kryeson Eliza Dushku, aktorja e parë shqiptare e cila ka prekur Hollywood-in. Në vendin e 11 rankohet Elvana Gjata, e cilat njihet për suksesin e filmit ‘Dy gisht mjaltë’. Pas saj, renditet aktorja e famshme Almeda Abazi, e cila u zgjodh edhe Miss Globe Universe më 2008.  

Influencer

Influencuerja e njohur, Melissa, renditet e 5ta në gjithë listën e këtij hulumtimi - me 4.4 milionë kërkime në vit. Pas saj nuk mungon edhe emri i njërës nga figurat më të njohura shqiptare, Luana Vjollca. Vetëm dy numra më poshtë listohet Oriola Marashi, me 145’200 kërkime në vit. 

Fituesja e çmimit “Grammy”, Dua Lipa, jo vetëm që është e renditur në vend të parë në këtë kategori, por edhe në gjithë listën e këtij hulumtimi.

Sport

E nominuara për Top të Artë në kategorinë e femrave në futboll, Kosovare Asllani kërkohet rreth 594’000 herë në vit - duke u rankuar kështu si femra më e kërkuar shqiptare në këtë kategori. Majlinda Kelmendi radhitet pas saj në këtë listë, me 28’800 kerkime në vit. Xhudistja Distria Krasniqi i bashkohet listes femrat shqiptare më të kërkuara në vend të tretë, me 8640 kërkime në vit.

Hulumtimi për femrat shqiptare më të kërkuara në Google hedh dritë mbi interesimin e njerëzve kur bëhet fjalë për femrat shqiptare. Të dhënat sugjerojnë se figurat publike që shkëlqejnë në fusha të tilla si muzika, aktrimi dhe sporti priren të jenë profesionet më të kërkuara dhe të njohura. 

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se rezultatet e këtij hulumtimi per femrat shqiptare më të kërkuara nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht arritjet ose ndikimin shoqëror të këtyre individëve, por tregon më shumë interesimin e njerëzve për këto personalitete.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Fituesja e çmimit “Grammy”, Dua Lipa, jo vetëm që është e renditur në vend të parë në këtë kategori, por edhe në gjithë listën e këtij hulumtimi. Pas saj, rankohen këngëtaret e hiteve të shumta botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Në këtë kategori kryeson Eliza Dushku, aktorja e parë shqiptare e cila ka prekur Hollywood-in. Në vendin e 11 rankohet Elvana Gjata, e cilat njihet për suksesin e filmit ‘Dy gisht mjaltë’.

FemraDD ofron qindra artikuj në kategori të ndryshme. Shfletoni rubrikat tona ose përdorni funksionin e kërkimit për të gjetur artikuj që ju interesojnë.

Elira Hoxha

Shkruar nga

Elira Hoxha

Gazetare dhe shkrimtare me përvojë në median shqiptare. Pasionante e kulturës, letërsisë dhe historive që frymëzojnë gratë shqiptare kudo në botë.

Nita Latifi
Të Ndryshme2 min lexim

Nita Latifi

Nita Latifi, këngetare e njohur dhe një interpretuese e madhe e muzikës live. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe është pjesë e...

Elira HoxhaElira Hoxha
Liberta Spahiu
Të Ndryshme2 min lexim

Liberta Spahiu

Liberta Spahiu u njihte fillimisht si modele, pastaj filloi karieren e saj televizive si moderatore. Ajo u lind ne vitin 1985 ne Prishtine. Liberta Spahiu...

Elira HoxhaElira Hoxha