Kalo te përmbajtja
Moti ne Burrel
Parashikimi i Motit

Moti ne Burrel

Moti në Burrel - Karakterisitkat

Burreli është qendra administrative e këtij rrethi. Duke qenë në rrethin e Matit i gjithë relievi është kodrinor e malor. Qyteti i Burrelit është larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, 91 km, përderisa deri në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nëna Terezë’ shënjon 78 km. Sipas statistikave të fundit zyratare, Burreli ka 10 mijë e 880 banorë, përderisa gjithë bashkia e Matit ka 38 mijë e 600 banorë.

Burreli

Ekonomia e qytetit të Burrelit është e ngjashme me të vendbanimeve që e rrethojnë. Duke qenë se rethina e Matit ka disa prej vend burimeve më të rëndësishme të mineralit të kromin, kjo përcakton edhe ekonominë e Burrelit. Përpos fokusit në industrinë nxjerrëse të mineraleve, rol të madh në ekonominë e qytetit luan edhe industria përpunuese e këtij minerali. Pas fazës së de industrializimit papunësia ka shënuar rritje. Në të kaluarën Uzina e Ferro Kromit në Burrel ka qenë krijuesi kryesor i vendeve të punës për gjithë qytetarët. Tash shumica e ekonomisë varet nga dërgesat e të rinjëve që ikin jashtë vendit.

Duke qenë se rethina e Matit ka disa prej vend burimeve më të rëndësishme të mineralit të kromin, kjo përcakton edhe ekonominë e Burrelit.

Temperaturat

Moti ne Burrel ka karakteristika tipike të një vendi me klimë kontinentale. Dimri në Burrel është I ftohtë dhe karakterizohet me reshje të herë pas hershme, në pjesët kodrinore që rrethojnë qytetin bora shihet deri në mes të prillit. Përderisa temperaturat mesatare më të ulëta shënohen gjatë muajit janar, -2.9˚C. Gjatë verës moti në Burrel shënon ngritje, dhe karakterizohet me thatësi të madhe.

Shumica e tokave bujqësore përreth shfrytëzojnë ujin e lumit Mat për ujitje, përderisa reshjet janë të pakta gjatë muajve të verës. Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit korrik, 23.1˚C.

Ndiqni Parashikimin e Motit kudo në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni, ne te gjitha qytetet: Tirane, Prishtine, Shkup etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Burrel ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Burrel është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Burrel. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha