Kalo te përmbajtja
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe.

Moti ne Gjakove - Karakteristikat

Gjakova, qyteti i 7-të i Kosovës për nga madhësia. Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Shtrihet në Jug-Perëndim të Kosovës me një sipërfaqe prej 586.91 km2. Duke qenë në mes Pejës dhe Prizrenit, Gjakova konsiderohet qendra e rajonit të Dukagjinit. Gjakova në kohën e pushtimit nga Serbia ka qenë ndër vendet me hyrje-daljet më të mëdha me Shqipërinë, kjo edhe për shkak të afërsisë me Bajram Currin. Poashtu nga Gjakova në Shkodër arrihet edhe përmes lundrimit në Liqenin e Komanit. Gjakova gjatë luftës ka qenë qyteti (pjesa urbane) më e shkatërruar nga serbët. Ereniku, lumi simbol i qytetit të Gjakovës përshkon qytetin nga njëri skaj në tjetrin. Derdhja e lumit Erenik në Drinin e Bardhë (lum) bën që në Gjakovë të ndikojnë edhe klimat mesdhetare. Shto këtu faktin e afërsisë me detin Adriatik dhe me veriun e Shqipërisë. Kufizimi me Bjeshkët e Nemuna e bën Gjakovën të jetë e mbrojtur nga rrymat ajrore të veriut.

Ereniku, lumi simbol i qytetit të Gjakovës përshkon qytetin nga njëri skaj në tjetrin.

Temperaturat

Edhe pse moti në Gjakovë gjate verës shënon ngritje të temperaturave, ato nuk arrijnë pika të larta siç ndodh rasti me Prizrenin. Në bazë të statitistikave muaji më i nxehtë gjatë vitit është Gushti. Gjatë këtij muaji temperatura mesatare më e lartë është 22.5˚C. Ka raste kur temperatura në Gjakovë arrin deri në 28˚C. Edhe gjatë muajve më të thatë të verës në Gjakovës konsiderohet që lagështia e Ajrit është e lartë. Moti në Gjakovë gjatë dimrit është kryesisht i butë. Duke qenë vend që karakterizohet me klimën sub tropikale, temperaturat rrallë herë bien nën 0˚C. Reshjet janë të shpeshta dhe Gjakova karakterizohet edhe me lagështi të madhe të ajrit. Temperatura mesatare më e ulët konsiderohet të jetë në Janar. As shënon mesataren mujore 0.7˚C. Pra as gjatë muajit më të ftohtë nuk arrin të jetë nën 0 gradë Celsius.

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Kosovën, si psh:
PrishtinëFerizajGjilan etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Gjakove ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Gjakove është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Gjakove. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Mitrovic
Parashikimi i Motit3 min lexim

Moti ne Mitrovic

Moti ne Mitrovic I nënshtrohet ndikimit të rrymave klimatike kontinentale. Frymat e ftohta bëjnë që dimrat në Mitrovicë të jenë të ftohtë Moti në Mitrovicë -...

Arta BerishaArta Berisha