Kalo te përmbajtja
Moti ne Gjilan
Parashikimi i Motit

Moti ne Gjilan

Moti ne Gjilan gjatë dimrit është i butë. Përvec ndikimeve të klimës kontinentale që vjen nga erërat e veriut.

Moti në Gjilan - Karakteristikat

Edhe pse me lartësi relative mbidetare (mbi 410m.) moti në Gjilan mund të themi se është i klimës së mesme kontinentale. Gjilani dhe komunat përreth janë të ekspozuar ndaj erërave që karakterizohen varësisht nga drejtimi.

Kur era vjen nga Prishtina (veri-perëndim) sjellë të ftohtë të madh dhe zakonisht përcillet me të reshura. Ndërsa kur erërat vijnë nga Karadaku moti shënon ngritje. Në Gjilan kjo njihet si era që shkrin borën.

Moti ne Gjilan gjatë dimrit është i butë. Përvec ndikimeve të klimës kontinentale që vjen nga erërat e veriut, temperaturat në Gjilan rrallëherë shënojnë rënie nën 0C.

Temperaturat

Temperatura më e ulët mesatare gjatë vitit shënohet në Janar, -0.9˚C, në fushat e anamoravës reshjet janë më të vogla krahasuar me terrenet malore. Verës Gjilani shënon ngritje të temperaturave, vera në Gjilan karakterizohet me thatësi të madhe. Luginat janë të mbrojtura nga rrymat e erërave derisa ‘Anamorava e poshtme’ shënon temperaturat më të larta.Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit korrik, 20.7˚C.

Temperatura më e ulët mesatare gjatë vitit shënohet në Janar, -0.9˚C, në fushat e anamoravës reshjet janë më të vogla krahasuar me terrenet malore.

Rreth Gjilanit

Gjilani ndodhet në lindje të Kosovës me shtrirje kah Jugu. Pozicioni gjeografik në kufi me Serbinë dhe Maqedoninë e bëjnë që Gjilani të jetë urë lidhëse për regjionin. Qyteti që daton nga shekulli XIV, tani ka sipërfaqe prej 392 km2 dhe ka mbi 91 mijë banorë.

Relievi gjeografik i Gjilanit është i përcaktuar nga dy gjëra, Lumi Morava dhe Malet e Karadakut. Lumi Morava i cili përgjatë gjithë shtrirjes mbledh lumenjtë që derdhën në të karakterizon gjithë regjionin. Gjilani shihet si qendër e regjionit të Anamoravës.

Komunat me të cilat kufizohet Gjilani janë Prishtina, Kamenica, Vitia, Kumanova.

Malet e Karadakut kufizojnë Gjilanin e Kosovën në JugLindje me Maqedoninë e Serbinë.

Afërsia e Gjilanit me Kumanovën dhe Luginën e Preshevës e bëjnë atë qendër edhe të shqiptarëve që janë jashtë Kosovës.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Gjilan ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Gjilan është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Gjilan. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha