Kalo te përmbajtja
Moti ne Prizren
Parashikimi i Motit

Moti ne Prizren

Moti ne Prizren ndryshon varësisht nga stinët dhe karakterizohet me dimra të ftohtë dhe me verë të nxehtë.

Moti në Prizren - Karakteristikat

Moti ne Prizren ndryshon varësisht nga stinët dhe karakterizohet me dimra të ftohtë dhe me verë të nxehtë. Prizreni, kryeqyteti historik i Kosovës është ndër qytetet më të vjetra në Kosovë. Në Kalanë rrënjë së cilës shtrihet qyteti, janë gjetur gërmadha që mbajnë peshën e 4000 viteve vjetërsi.

Qyteti nëpër të cilin kalon Lumbardhi (ish bistrica) mbetet një nga vendet më të preferuara për t’u vizituar. Duke qenë si një nga komunat më të mëdha të Kosovës me 640 km2, Prizreni kufizohet me Suhareken, Rahovecin, Gjakoven e Shterpcen në njërën anë dhe shtrihet deri në kufi me Shqipërinë në anën tjetër.

Kjo e bën që moti ne Prizren t’i nënstrohet 2 rrymave klimatike, Kontinentale për shkak të afërsisë me malet, mesdhetare për shkak të shkrirjes deri në kufi me Shqipërinë dhe ndikimi të detit Adriatik.

Karakteristikat

Gjatë dimrit moti ne Prizren është relativisht i ftohtë duke u karakterizuar me reshje të mëdha të borës. Netët zakonisht janë më të ftohta edhe për shkak të Lumbardhit i cili sjell me vete erërat e ftohta nga Prevalla.

Moti në Prizren është shumë i ngrohtë. Ndikimi i rrymave klimatike mesdhetarë përcillen edhe nga Drini (lumi) edhe nga afërsia fizike e Prizrenit me brigjet e detit Adriatik.

Fushat e rrafshëta anash Drinit gjatë verës kanë thatësi të madhe. Ndërsa në pjesën e fshatrave në Malet e Sharrit, prizrenasit gjejnë mundësinë për t’u freskuar.

Qyteti nëpër të cilin kalon Lumbardhi (ish bistrica) mbetet një nga vendet më të preferuara për t’u vizituar.

Temperaturat

Moti ne Prizren gjatë viteve ka ditur të shënojë temperatura të ulëta e të larta. Temperatura mesatare më e ulët shënohet gjatë muajit janar, -3.3˚C. Ndërsa temperature më e ulët e shënuar që nga viti 1960 ka qenë -23.6˚C. Gjatë verës temperaturat në Prizren shënojnë ngritje dhe kulmin e arrijnë gjatë muajve Korrik e Gusht.

Temperatura më e lartë mesatare gjatë këtyre muajve është 28.5˚C. Temperatura më e lartë e shënuar në Prizren që nga viti 1960 është 40.8˚C

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Prizren ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Prizren është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Prizren. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha