Kalo te përmbajtja
Moti ne Oher
Parashikimi i Motit

Moti ne Oher

Moti ne Oher i takon rrymës klimatike mesdhetare. Ohri është qytet dhe komunë në pjesën jug perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Moti në Ohër - Karakteristikat

Qyteti që njihet edhe për shkak të një prej liqeneve më të mëdha në gjithë Evropën.

Karakterizohet për lashtësinë e tij dhe për numrin e madh të objekteve që janë ruajtur nga e kaluara, dhe kjo ka bërë që qyteti bashke me liqenin e Ohrit të jenë pjesë e listës së objekteve të mbrojtura të trashëgimisë nga Unesco.

Në historinë e lashtë Ohri ka qenë qendra kryesore e fisit ilir aatë Enkelve. Kalaja që ndodhet në kodrën rrëzë së cilës shtihet edhe qyteti ka vjetërsi mbi 26 shekuj, përderisa ndërtimi aktual i kalasë është ripërpunim nga një mbret bullgar (Samolli) në shekullin e X të erës sonë.

Ohri sot ka një popullsi prej 43 mijë banorëve, prej të cilëve vetëm 7% apo diku 3 mijë banorë janë shqiptarë.

Ohëri

Liqeni i Ohrit është atraksioni më i madh që tërhjek mijëra vizitorë gjatë vitit. Liqeni i Ohrit është ndër liqenet më të vjetra dhe më të thëlla në gjithë Evropën.

Përveç pushuesve liqeni i Ohrit tërhjekë shumë sportistë, peshkatarë si dhe shkencëtarë. Ka një pamje magjepsëse sidomos nga Kalaj mbi qytet por poashtu edhe me malet që e rrethojnë kompleton një peisazh panoramik.

Fauna e shpezëve në Liqenin e Ohrit është shumë e pasur që tërhjekë shumë fotografë nga gjithë bota. Moti ne Oher gjatë muajve të verës shënohet me temperatura të larta dhe me thatësi të madhe. Reshjet janë të rralla, dhe sasia më e vogël e reshjeve është gjatë muajit korrik, kur mesatarisht ka nën 30 mm reshje.

Përveç pushuesve liqeni i Ohrit tërhjekë shumë sportistë, peshkatarë si dhe shkencëtarë.

Temperaturat

Muajt më të nxehtë janë korriku dhe gushti kur edhe shënohen temperaturat më të larta mesatare gjatë vitit, 27.7C. Gjatë dimrit moti ne Oher shënohet me temperatura të ulëta dhe me reshje të herë pas hershme.

Në majet e malit të Gjallicës që ndan këtë liqen nga Liqeni i Prespës, bora shihet deri në mes të muajit maj. Muaji më I ftohtë në Ohër është Janari ku edhe shënohet temperatura mesatare më e ulët gjatë vitit, -1.5C. Reshjet më të shpeshta shënohen në muajin nëntor, me reshje mesatare prej 90 mm.

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Maqedonine, si psh:
ShkupiTetova, Kumanova, Ohëri etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Oher ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Oher është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Oher. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha