Kalo te përmbajtja
Moti ne Kumanove
Parashikimi i Motit

Moti ne Kumanove

Moti ne Kumanove i takon rrymës klimatike kontinentale me thatësi të madhe. Kumanova është qytet dhe komunë që shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut.

Moti në Kumanovë - Karakteristikat

E shtrirë në këmbët e maleve të Karadakut, Kumanova gjindet vetëm 40 km larg kryeqytetit, Shkupit, dhe është komuna më e madhe në Maqedoninë e Veriut, në bazë të statistikave të fundit zyrtare. Kumanova besohet që si vendbanim ka filluar të etablohet në shekullin XI.

Përderisa dorëshkrimet e para që dëshmojnë ekzistencën e qytetërimit janë nga shekulli XIV. Edhe Kumanova si shumica e komuna të banuara me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Kumanova

Pas pushtimeve sllave ka humbur popullsinë shqiptare duke u shpërngulur në drejtim të Turqisë. Sot Komuna e Kumanovës ka një popullsi prej 105 mijë e 800 banorëve, prej të cilëve mbi 70 mijë banorë janë në qytetin e Kumanovës.

Shqiptarët sot përbëjn vetëm 25% të popullsisë në Komunën e Kumanovës. Pozita gjeografike e bën Kumanovën pikë shumë të rëndësishme në trafikun rrugor dhe lidhjen e gjithë regjionit.

Në Kumanovë kryqëzohen autostradat që lidhin Selanikun me Beogradin dhe hekurudha që lidh Athinën me Vienën.Poashtu në rrafshin kombëtar, Kumanova është midis Shkupit, Gjilanit dhe Preshevës, kështu duke u bërë urë lidhëse për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave mes këtyre vendbanimeve shqiptare.

Edhe Kumanova si shumica e komuna të banuara me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Temperaturat

Moti ne Kumanove karakterizohet me dimra të ftohtë e me reshje të herë pas hershme dhe me verë të nxehtë e të thatë.Muaji më i ftohtë është janari ku edhe shënohen temeperaturat më të ulëta mesatare gjatë vitit, -3.2˚C.

Muaji me reshjet më të mëdha është nëntori me mesatarisht 55 mm reshje përderisa reshjet gjatë gjithë vitit arrijnë deri në 580 mm. Gjatë verës moti ne Kumanove shënohet me temperatura të larta dhe reshje të pakta.

Muaji më i nxehtë është gushti ku edhe shënohet temperatura më e lartë mesatare gjatë vitit, 29.6˚C.

Ndiqni tek ne motin ne te gjithe Maqedonine, si psh:
TetovaShkupi, Ohëri etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Kumanove ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Kumanove është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Kumanove. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha