Kalo te përmbajtja
Moti ne Shqiperi
Parashikimi i Motit

Moti ne Shqiperi

Moti ne Shqiperi karakterizohet me temperatura mesatare më te larta. Vargmalet e bëjnë që edhe klima kontinentale të zë vend në Shqipëri.

Moti në Shqipëri - Karakteristikat

Kufizimi i një pjese të madhe të territorit me detin e bën që të ketë klimë mesdhetare. Përgjatë bregut të detit Adriatik dhe Jon moti në Shqipëri karakterizohet me temperatura mesatare më te larta.

Në anën tjetër vargmalet e vendosura në pjesën verilindore bëjnë që edhe klima kontinentale të zë vend në Shqipëri. Reshjet në këtë pjesë konsiderohen si ndër më të lartat në Europë me 3100mm gjatë vitit.

Duke qenë vend me reliev të ndryshueshëm reshjet e shiut variojnë prej 600mm deri në 3000mm. Kjo bën që moti ne Shqiperi të ndryshojë nga vendi në vend e nga stina në stinë.

Gjatë vitit të katër stinët përjetohen plotësisht në gjithë Shqipërinë por me ndryshime varësisht regjioneve. Kjo bën që moti të jetë i ndryshueshëm dhe për këtë gjithmonë është i nevojshëm parashikimi i motit.

Në pjesën bregdetare (Durres, Vlore, Ksamil, etj)  ku klima është mesdhetare dimrat janë të butë dhe vera karakterizohet me lagështi të madhe. Ditët janë përcëlluese dhe me ajër të rëndë përderisa fresku i natës i rënduar nga lagështia e ajrit.

Në pjesën e maleve të larta dimrat janë me reshje të shumta e erëra të forta derisa reshjet nuk mungojnë as gjatë verës. Derisa gjatë dimrit edhe qeni me macen flejnë bashkë ditëve gjen strehë freskie në hijet e shpateve të larga të kodrave e maleve.

Historiku

Moti ne Shqiperi ka historikun e pikave të tij më të larta dhe më të ulëta. Temperatura më e lartë është shënuar në vitin 1973 në Kuçovë dhe ishte 43.7˚C.

Temperatura më e ulët është shënuar në vitin 2017 në Librazhd dhe ishte -20˚C.

Shqipëria ka 28,748 km2 dhe marrë parasysh këtë fakt mund të themi që moti në Shqiperi shpesh di të na befasojë. 4.7% e territorit të Shqipërisë është ujë.

Pika më e lartë gjendet në malin Korab në lartësi prej 2764m. Për një vend si Shqipëria që konsiderohet vend me territor të vogël shtrirja e maleve konsiderohet e madhe.

Kjo bën që moti ne Shqiperi të ndryshojë nga vendi në vend e nga stina në stinë.

Pamje nga Shqiperia

https://www.youtube.com/watch?v=EOd7t3Dka48
Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Shqiperi ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Shqiperi është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Shqiperi. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha