Kalo te përmbajtja
Moti ne Suhareke
Parashikimi i Motit

Moti ne Suhareke

Moti ne Suhareke i takon klimës kontinentale por me ndikime të herë pas hershmë të rrymave klimatike mesdhetare.

Moti në Suharekë - Karakteristikat

Moti ne Suhareke i takon klimës kontinentale por me ndikime të herë pas hershmë të rrymave klimatike mesdhetare.

Suhareka, apo Theranda siç është emrtimi i ri, ndodhet në pjesën jugore të Kosovës. Në veri – lindje të regjionit të Prizrenit, kjo komunë kufizohet me Prizrenin, Malishevën, Rahovecin, Shtimen, Ferizajin.

Komuna e Suharekës ka një territor prej 361 km2 dhe një popullsi prej 81 mijë banorëve. Territori i komunës së Suharekës është i rrethuar me male.

Në veriperëndim kufizohet me malet e Pagarushës dhe të Temeqinës, në veri me ato të Carralevës, në lindje me malet e Jezercit (Kryet e Ahishtës) dhe në jug-lindje me malet e Sharrit.

Shtrirja

Pjesa e rrafshët e territorit të Komunës së Suharekës shtrihet kryesisht në perëndim, në drejtim të Prizrenit e Mamushës.

Me mbi 53% të tokës e cila është bujqësore dhe me klimën që karakterizon Suhareken, kjo komunë ka mundësi të mëdha për zhvillimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Lumi në bazë të cilit ka emrin dhe komuna, pra lumi Suhareka përshkon gjithë qytetin përmes.

Karakteristikë e këtij lumi është sasi e vogël e ujit dhe thatësia e herë pas hershme që e karakterizon në gjendjen e tij të rregullt dhe mundësia e daljes nga shtrati në kohë të reshjeve të mëdha.

Moti ne Suhareke gjatë dimrit shënohet me ulje të temperaturave dhe me reshje të herë pas hershme. Në fshatrat rrëzë Jezercit dhe maleve të Sharrit bora është e pranishme deri në mesin e prillit, në pjesën fushore në kohët e reshjeve të mëdha shpesh herë uji nga të reshurat ‘flen’ duke ushqyer të mbjellat.

Komuna e Suharekës ka një territor prej 361 km2 dhe një popullsi prej 81 mijë banorëve.

Temperaturat

Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit Janar me -1.2˚C. Verës moti ne Suhareke karakterizohet me temperatura të larta dhe me thatësi të madhe.

Ndikimi i rrymave klimatike meshdetare vërehet kryesisht në pjesën e rrafshinave, për shkak të afërsisë më Prizrenin.Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit Gusht 22.8˚C.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Suhareke ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Suhareke është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Suhareke. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha