Kalo te përmbajtja
Moti ne Lezhe
Parashikimi i Motit

Moti ne Lezhe

Moti ne Lezhe është i nënshtruat komplet ndaj rrymës klimatike mesdhetare. Lezha është në pjesën veri perëndimore të Shqipërisë.

Moti në Lezhë - Karakteristikat

Lezha është qendra e rrethit dhe qarkut me po të njëjtin emër.

Me një sipërfaqe prej 505 km2, Lezha ka një popullsi prej 65 mijë e 560 banorëve.

Në ditët e sotme, Lezha është qytet në rritje. Porti i Shëngjinit, bashkë me plazhin si dhe plazhet tjera kanë bërë që Lezha të vizitohet nga pushues të shumtë, si dhe të jetë atraktive për bizneset.

Lezha

Poashtu pozita gjeografike duke qenë në rrugën që lidh Tiranën me pjesët veriore të vendit dhe kufirin me Malin e Zi, bën që Lezha të konsiderohet vend me shumë perspektivë.

Lezha shënjon në historinë tonë kombëtare një nga pikat më të rëndësishme. Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu para se të fillonte kryengritjen e tij kundër perandorisë osmane si pushtuese mbledhi të gjithë principatat në Lezhë, duke zyrtarizuar të ashtu quajturën Lidhja e Lezhës, lidhje kjo që shënjon organizimin e parë mbarë shqiptar, në formën në të cilën sot janë shtetet.

Nën simbolikën e organizimit të Lidhjes në Lezhë, aty ndodhet edhe varri i Gjergj Kastriotit. Pozita gjeografike e Lezhës është e përcaktuar nga fundi i lumit Drin, I cili me derdhjen e tij në detin adriatik formon Gjirin e Drinit.

Duke pasur lumin në mes dhe duke qenë e lagur nga ujërat e Adriatikut, moti ne Lezhe përgjithësisht karakterizohet me lagështi të madhe si gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit.

Lezha shënjon në historinë tonë kombëtare një nga pikat më të rëndësishme.

Temperatura

Vera shënohet me temperatura të larta gjatë ditës, përderisa netët janë të freskëta. Muaji më i nxehtë është gushti ku edhe shënohet temperatura më e lartë mesatare gjatë vitit, 29.8˚C. Gjatë dimrit moti ne Lezhe pëson ulje të temperaturave. Drini herë pas here duket se bart me vete edhe frymën kontinentale.

Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar, 1.4˚C.

Ndiqni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh: TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Lezhe ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Lezhe është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Lezhe. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha