Moti ne Rahovec shpesh herë i nënshtrohet ndikimit të klimës mesdhetare. Rahoveci, është qytet që ndodhet në jug-perëndim të Kosovës.
Moti në Rahovec - Karakteristikat
Edhe pse Rahoveci karakterizohet me klimë kontinentale, moti ne Rahovec shpesh herë i nënshtrohet ndikimit të klimës mesdhetare. Rahoveci, është qytet dhe komunë që ndodhet në pjesën jug perëndimore të Kosovës dhe kufizohet me Suhareken, Malisheven, Gjakoven, Klinen e Prizrenin.
Duke qenë në pjesën jugore të rajonit të Dukagjinit, shumica e territorit të komunës së Rahovecit është e rrafshët.
Kjo edhe për shkak të afërsisë me Prizrenin dhe detin Adriatik. Komuna e Rahovecit ka territor pre 276 km2 dhe një popullsi prej 76,565 banorëve. Për shkak të relievit fushor, shumica e territorit të Rahovecit gjatë gjithë vitit është e ekspozuar shumë ndaj rrezeve të diellit, kjo ka bërë që shumica e tokave në Rahovec të jetë vreshta të rrushit.
Rahoveci
Rahoveci edhe njihet si qyteti i Rrushit në Kosovë dhe jashtë saj, ku është bërë i njohur edhe për prodhimin e verës.
Viteve të fundit në kuadër të promovimit të rrushit dhe prodhimeve të tij si vera e raki, ka filluar edhe organizimi që tashmë është bërë tradicional Hardh Fest, i cili ka arritur të mbledhë shumë vizitorë. Edhe pse komunë e vogël, pozita gjeografike është shumë e mire.
Qasja e afërt në autostradë, kalimi i rrugës Prizren – Gjakovë, afërsia me pjesën qëndrore të Kosovës, të gjitha këto bëjnë që Rahoveci të jetë komunë me potencial të madh zhvillimor.
Duke qenë në pjesën jugore të rajonit të Dukagjinit, shumica e territorit të komunës së Rahovecit është e rrafshët.
Temperaturat
Gjatë dimrit, moti në Rahovec karakterizohet me temperatura të ulëta dhe me erëra që kryesisht vijnë nga veriu. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar, -1.8C. Ndërsa ka raste kur temperatura më e ulët arrin deri në -14.8˚C.
Vera në Rahovec është nxehtë dhe e thatë. Me ndikim të madh të klimës mesdhetare. Kjo bën që temperaturat të shënojnë ngritje, duke arritur kulmin e temperaturës mesatare në Korrik, 22.3˚C.
Ka raste kur temperaturat ngriten gjatë verës deri në 38.5˚C.


