Kalo te përmbajtja
Moti ne Fier
Parashikimi i Motit

Moti ne Fier

Moti në Fier - Karakteristikat

Me shtrirje në bregdetin shqiptar, si në shumicën e vendeve bregdetare moti ne Fier i takon klimës mesdhetare. Fieri është qytet dhe bashki në jug të Shqipërisë.

Vetëm 12 km larg Fierit të sotëm, ndodhet Apollonia. Qyteti antik që në bazë të arkeologëve është themeluar rreth 560 vite para erës sonë, është themeluar në një kodër afër bregdetit dhe në grykë derdhjen e lumit Vjosa. Në kohën e lulëzimit si qytet, Apollonia mendohet ti ketë numëruar mbi 55 mijë banorë.

Fieri

Relievi i Fierit është përgjithësisht fushor me lartësi shumë të ulët mbidetare, prej 1 deri në 100 metra. Kjo bën që gjithë rrethi i Fierit të ketë toka shumë pjellore, për atë edhe Fieri njihet si një nga qytetet me bujqësinë më të zhvilluar jo vetëm në Shqipëri por në gjithë rajonin.

Moti ne Fier karakterizohet me verë të nxehtë e të thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe me dimra të butë e përgjithësisht me reshje. Vera në Fier është e thatë dhe shpesh nuk bie shi për javë të tëra. I nxehti fillon që prej mesit të pranverës dhe vazhdon deri në fund te tetorit.

Nxehtësia e Fierit përveç se vie nga deti, vjen edhe për faktin që mbrohet nga erërat në lindje.

Relievi i Fierit është përgjithësisht fushor me lartësi shumë të ulët mbidetare, prej 1 deri në 100 metra.

Temperaturat

Temperatura më e lartë mesatare gjatë vitit shënohet gjatë muajit Gusht, 31.3˚C. Nuk janë të rralla rastet kur temperaturat kalojnë mbi 40˚C. Gjatë dimrit moti ne Fier nuk është i ftohtë si në pjesët veri perëndimore të Shqipërisë.

Afërsia me detin bën qe klima te jetë e butë dhe vetëm ne raste tepër te rralla temperaturat të bien nën zero. Ngricat dhe rënia e borës në Fier janë dukuri tepër të rralla. Sasia mesatare e reshjeve gjatë vitit varion nga 920 deri në 980 mm.

Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar, 4.2˚C.

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh:
TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Fier ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Fier është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Fier. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha