Kalo te përmbajtja
Moti ne Puke
Parashikimi i Motit

Moti ne Puke

Moti ne Puke i takon klimës mesdhetare malore  me ndikime të herë pas hershmetë klimave kontinentale sidomos gjatë dimrit.

Moti në Pukë - Karakteristikat

Puka është një qytet dhe bashki në pjesën veriore të Shqipërisë.

E gjithë sipërfaqja e Pukës përshkohet nga ujëderdhje të shumta, që burojnë prej vargmaleve, dhe që ndërpreriten mes vete me lugina të thella e qafa të ngushta, me fshatra të vegjël e të shpërndarë. Bashkia e Pukës përfshinë një sipërfaqe prej 120 km2, dhe ka gjithsej 4800 banorë, që e bën Pukën një nga bashkitë me dendësinë më të ulët të banorëve për km2 me vetëm 40 banorë për km2. Moti në Pukë gjatë dimrit shënohet me temperatura të ulëta dhe me reshje të shumta. Mesatarja e reshjeve vjetore në Pukë arrin mbi 2000 mm gjatë gjithë vitit.

Moti në Pukë

Janari është muaji më ftohtë ku edhe shënohet temperatura më e ulët mesatare gjatë vitit - 3C. Të shpeshta janë rastet kur në Pukë Temperaturat arrijnë deri në - 24C. Bora në Pukë zgjat deri në mesin e muajit maj.

Në historinë e Pukës është shënuar dhe rasti kur më 29-30 Mars 1995 në qytetin e Pukës ka rënë borë deri në 85 cm. Prandaj, thuhet se në Pukë ka 6 muaj dimër. Në këtë ndikon edhe lartësia e madhe mbi nivelin e detit, sidomos të pjesëve malore.

Temperaturat

Kjo e bën gjithë zonën që të ketë mjaftueshëm ujëra gjatë gjithë vitit. Gjatë verës moti ne Puke, karakterizohet si klimë bjeshke. Këtë gjë e favorizon rrafshnalta ku ngrihet gjihë zona (835 m mbi nivelin e detit), me pishat që e rrethojnë, me dy ujëmbledhësit në afërsi të qytetit. Muaji më i nxehtë është Korriku ku dhe shënohet temperatura më e lartë mesatare gjatë vitit 20C. Temperatura më e lartë e arritur gjatë vitit në Pukë është 39C.

Mesatarja e reshjeve vjetore në Pukë arrin mbi 2000 mm gjatë gjithë vitit.

Pamje nga Puka

https://www.youtube.com/watch?v=EZHB1WeCrcM

Ndiqeni motin edhe ne qytete si psh:
TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Puke ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Puke është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Puke. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha