Kalo te përmbajtja
Moti ne Theth
Parashikimi i Motit

Moti ne Theth

Moti ne Theth përcaktohet nga pozita gjeografike dhe nga ndikimi i klimës kontinentale. Thethi është një fshat pitoresk i vendosur në veri të Shqipërisë, pjesë e qarkut të Shkodrës.

Moti në Theth - Karakteristikat

Fshati që ndodhet në veri të luginës së Shalës, është i vendosur mes Alepve Shqiptare (Bjeshkëve të Nemuna) dhe ka një natyrë magjepsëse.

Thethi është qendra e Parkut Kombëtar të Thethit dhe është shpallur Qendër e Mbrojtur Historike nga qeveria Shqiptare.

Bukuritë magjepsësë të këtij fshati malor në zemër të Bjeshkëve të Nemuna, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm si në natyrën ashtu dhe në turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku kombëtar i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

Thethi

Një nga shtigjet që shpesh ndiqet nga grup të ndryshme të bjeshkatarëve nga Thethi në Valbonë bën që të preken territoret e 3 vendeve (Shqipëri, Mal I Zi, Kosovë). Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas. Duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Alpinisti Georg Heinshemer duke e konsideruar Thethin vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, e ka krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit, Austri.

Përderisa për banorët e zonës, Dr. Franc Nopca ka shkruar se. “po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”.

Temperaturat

Moti ne Theth gjatë verës karakterizohet me temperatura të ngrohta, por më të ulëta në krahasim me vendet tjera në Shqipëri. Kjo për shkak edhe të lartësisë mbi nivelin e detit (mbi 950 metra). Netët janë të freskëta dhe lagështia është e madhe edhe për shkak të ujërave që rrjedhin.

Gjatë dimrit moti ne Theth shënohet me temperatura të ulëta dhe me reshje të shpeshta. Shpesh herë reshjet e borës bllokojnë gjithë zonën. Nuk ka ndonjë statistikë zyrtare për amplitudat që prekin temperaturat.

Bukuritë magjepsësë të këtij fshati malor në zemër të Bjeshkëve të Nemuna, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm si në natyrën ashtu dhe në turizmin shqiptar.

Pamje nga Thethi

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh:
TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Theth ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Theth është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Theth. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha