Kalo te përmbajtja
Moti ne Shtime
Parashikimi i Motit

Moti ne Shtime

Moti ne Shtime i takon rrymës së klimave kontinentale. Shtimja është qytet në rrafshin e Kosovës, me orientin kah jugu,

Moti në Shtime - Karakteristikat

Moti në Shtime i takon rrymës së klimave kontinentale. Shtimja është qytet në rrafshin e Kosovës, me orientin kah jugu, ne regjionin e Ferizajit, kufizohet me Ferizajin, Lipjanin, Suhareken.

Shumica e relievit të Shtimes është i rrafshët dhe mbi 48% e territorit është tokë bujqësore, duke e bërë këtë komunë të ketë prioritet zhvillimin bujqësor. Komuna e Shtimes ka gjithsej 23 vendbanime duke përfshirë këtu edhe qytetin.

Me një territor prej 134 km2, Shtimja ka një popullsi prej 27,644 banorë, prej të cilësve shumica shqiptarë. Në rrugën e vjetër Prishtinë – Prizren, Shtimja ka qenë qyteti në mes të këtyre dy vendbanimeve.

Pozita

Me një afërsi prej 37 km me Prishtinën, 40 km me Prizrenin dhe 11 km me Ferizajin, Shtimja është pikë lidhëse në akset rrugore.

Lumi që ndan në mes qytetin e Shtimës dhe përshkon një pjesë të madhe të territorit të komunës quhet Shtimjanka. Edhe pse pjesë e rrafshit të Kosovës dhe rrafshinë, ngritja në Caralevë dhe formësimi i grykës bën që herë pas here gjatë verës të depërtojnë rrymat mesdhetare.

Kjo bën që moti ne Shtime gjatë verës të ketë ngritje të temperaturave. Edhe pse Shtimjanka në mes të qytetit, vera në gjithë territorin e Komunës së Shtimes karakterizohet me thatësi të madh.

Në të kaluarën Shtimja është njohur edhe për rritjen e luleve të diellit, prej ku janë furnizuar një pjesë e madhe e fabrikave të vajit dhe farave të lulediellit.

Me një afërsi prej 37 km me Prishtinën, 40 km me Prizrenin dhe 11 km me Ferizajin, Shtimja është pikë lidhëse në akset rrugore.

Temperaturat

Temperatura më e lartë mesatare ne Shtime shënohet gjatë muajit korrik, 20.6C. Moti në Shtime gjatë dimrit karakterizohet me temperatura të ulëta dhe me reshje të mëdha të shiut e të borës. Nëpër fushat e rrafshëta të shpeshta janë rastet kur uji ‘flen’ me muaj të tërë duke i ngopur tokat me ujë.

Kjo bën që toka të jetë e pasur me ujë gjatë verës. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar -1.6C.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Shtime ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Shtime është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Shtime. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha