Kalo te përmbajtja
Moti ne Mitrovic
Parashikimi i Motit

Moti ne Mitrovic

Moti ne Mitrovic I nënshtrohet ndikimit të rrymave klimatike kontinentale. Frymat e ftohta bëjnë që dimrat në Mitrovicë të jenë të ftohtë

Moti në Mitrovicë - Karakteristikat

Duke qenë me reliev kodrinoro malor moti ne Mitrovic I nënshtrohet ndikimit të rrymave klimatike kontinentale.

Frymat e ftohta që përcillen përmes Ibrit bëjnë që dimrat në Mitrovicë të jenë të ftohtë, përderisa edhe mbrëmjet e verës karakterizohen me freski.

Gjatë dimrit reshjet e borës janë të shpeshta dhe komuna e Mitrovicës është një nga komunat me sasinë më të madhe të reshjeve në Kosovë.

Reshjet gjatë dimrit gjithmonë kalojnë 1000mm, prëderisa bora në Bajgorë shihet me sy deri në fund të pranverës.

Përderisa në pjesën e shtrirjes së Mitrovicës në  rrafshin e Kosovës, ditët janë të nxehta dhe me thatësi, në pjesën rrënjë maleve netët janë të freskëta.

Temperaturat

Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar me -2.8˚C.

Ndërsa temperature më e ulë të shënuar që nga vitit 1960 në Mitrovicë ka qenë -26.7˚C.

Verës moti ne Mitrovic karakterizohet me ndryshime të shumta mes ditës dhe natës.

Muaji më i nxehtë me temperaturën më të lartë mesatare është korriku me 21.8˚C.

Temperatura më e lartë e prekur që nga vitit 1960 në Mitrovicë ka qenë 38.6˚C

Rreth Mitrovices

Mitrovica shtrihet në veri të Kosovës, qytet afer Skenderajit, Prishtines, Istogut.

Mitrovica ka një sipërfaqe prej 331 km2 me mbi 85 mijë banorë.

Simbol i zhvillimit ekonomik të Kosovës në të kaluarën.

Pozita Gjeografike e Mitrovicës e bën Mitrovicën ndër qytetet më të rëndësishme, jo vetëm ne Kosovë, por edhe në gjithë regjionin.

Kufizimi me malet duk filluar nga Perëndimi me Moknën, e në veri me Kopaonikun e Rogoznën e në veri-lindje me Qyqavicën, përcakton relievin e Mitrovicës që është kryesisht malor.

Përderisa në pjesën e shtrirjes së Mitrovicës në rrafshin e Kosovës, ditët janë të nxehta dhe me thatësi, në pjesën rrënjë maleve netët janë të freskëta.

Karakteristikat

Pjesa malore e Mitrovicës, Shala e Bajgorës gjatë verës mbesin si destinacionat më të preferuara edhe të Mitrovicasve dhe vizitorëve.

Qyteti i Mitrovicës karakterizaohet edhe nga lumi Ibër i cili bashkë me lumen Sitnica krijojnë korridorin e luginave rreth tyre nga Veri në jug me shtrirje në rrafshin e Kosovës.

Fatkeqësisht lumi Ibër përveç përcaktimit të relievit në Mitrovicë është edhe shënja e ndarjes së qytetit në dy Komuna, atë jugore dhe atë veriore.

Në pjesën jugore të banuar më shqiptarë janë mbi 73 mijë banorë.

Përderisë në atë veriore të banuar me serbë, mbi 12 mijë banorë.

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Kosovën, si psh:
PrishtinëFerizajGjilan etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Mitrovic ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Mitrovic është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Mitrovic. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha