Kalo te përmbajtja
Moti ne Lipjan
Parashikimi i Motit

Moti ne Lipjan

Moti ne Lipjan karakterizohet me klimë të mesme kontinentale me dimra relativisht të butë dhe verëra mesatarisht të nxehta dhe te thata.

Moti në Lipjan - Karakteristikat

Moti ne Lipjan karakterizohet me klimë të mesme kontinentale me dimra relativisht të butë dhe verëra mesatarisht të nxehta dhe te thata. Në pikat më të larta të Shalës temperaturat zakonisht jane tri (3) deri në pesë (5) gradë më të ulëta se në pjesën e rrafshinave.

Pavaresisht kesaj moti ne Lipjan nuk ndikohet shume nga pjeset kodrinoro malore. Verat janë të nxehtë dhe moti ne Lipjan gjate veres karakterizohet me thatësi të madhe.

Sasitë më të mëdha të reshjeve janë në muajt prill e maj dhe duke ditur terenin e rrafshët bën që shpesh të ketë vërshime dhe të formohen kënetat.

Temperaturat

Temperaturat mesatarja vjetore e Lipjanit, është rreth 10.5 gradë Celsius. Në pjesët malore të territorit të komunës temperaturat zbresin deri në 9 gradë celsius. Temperatura më e lartë mesatare arrihet gjatë muajve korrik dhe gusht më tempëraturë mesatare 20,6˚C dhe 20,5˚C. Temperatura më e lartë e shënuar në bazë të statistikave është 37.3C.

Muaji më i ftohtë si në shumicën e komunave të Kosovës është janari me temperaturën më të ulët mesatare –1,4˚C. Temperatura më e ulët e shënuar ndonjëherë në Lipjan, –26,0˚C.

Sasitë më të mëdha të reshjeve janë në muajt prill e maj dhe duke ditur terenin e rrafshët bën që shpesh të ketë vërshime dhe të formohen kënetat.

Lipjani

Lipjani është komunë që shtrihet në pjesën qëndrore të Kosovës. Pozita gjeografike e Lipjanit duke qenë në pjesën qëndrore të Kosovës e bën urë lidhëse për gjitha pjesët jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit.

Kufizohet me komunat: Prishtinë, Shtime, Ferizaj, Artanë, Fushë Kosovë, Drenas. Pjesa më e madhe e komunës së Lipjanit i takon rrafshinave.

Rreth vendit

Pjesa kodrinoro malore shtrihet në perëndim të Lipjanit në drejtim të drenicës, mali i Shalës. Në këtë pjesë shtrihet edhe Blinaja, që tashmë ka fituar statusin e zonës së mbrojtur.

Bukuria mahnitëse e këtij vendi e ka bërë atraksion për vizitorët e shumtë. Karakterisitikë e këtij parku janë edhe drenushat e bukura që mund të shihen e fotografohen nga vizitorët. Në komunën e Lipjanit kalojnë shumë lumenjë: lumi Sitnica, lumi Janjevka, lumi i Zhegovcit, lumi i Gadimës dhe lumi Sazlisë, Lumi i Vërshevcit.

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Kosovën, si psh:
Prishtinë, Ferizaj, Gjilan etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Lipjan ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Lipjan është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Lipjan. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha