Kalo te përmbajtja
Moti ne Kukes
Parashikimi i Motit

Moti ne Kukes

Moti ne Kukes karakterizohet me verë të nxehtë dhe me dimra të fortë e të egër. Kukësi është në veri lindje të Shqipërisë në kufi me Kosovën.

Moti në Kukës - Karakteristikat

Gjografikisht shtrihet rrëzë malit të Gjallicës dhe në bregun e liqenit të Fierzës.

Edhe pse në Kukës janë gjetur varre të vjetra ilire, qyteti i ri i Kukësit është ndër qytetet më të reja në Shqipëri.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kukësi u shëndrrua në vendin kryesor të pritjes së të dëbuarve nga Kosova. Mbi 450 mijë banorë të Kosovës ishin të pozicionuar në Kukës.Për këtë arsye në vitin 2000 qyteti i Kukësit u propozua për çmimin Nobel për paqe për pritjen krahë hapur të gjithë këtyre refugjatëve.

Kukësi

Qyteti i ri I Kukësit përfundoi ndërtimin në vitin 1976, pasi që qyteti i vjetër u zë nga hapësira ujore e Liqenit të Fierzës.Baseni i këtij liqeni mbushet nga 2 lumenjë shumë të rëndësishëm: Drini i zi që buron nga Ohëri dhe Drini i Bardhë që buron nga malet e Rugovës.

Bashkimi I këtyre dy lumenjëve formëson Lumin Drin, që është I gjatë 280 km dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik përmes  gjirit të Lezhës.

Bashkimi i dy lumenjëve të Drinit i jep Kukësit pamjen pitoreske të një gadishulli. Moti ne Kukes është I ndryshueshëm varësisht prej stinës. Vera është e nxehtë përderisa dimri I ftohtë dhe me reshje të shumta. Pavarësisht nxehtësisë gjatë verës, pasuritë e shumta ujore bëjnë që Kukësi të mos njihet për thatësi.

Bashkimi I këtyre dy lumenjëve formëson Lumin Drin, që është I gjatë 280 km dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik përmes gjirit të Lezhës.

Temperaturat

Temperatura mesatare më e lartë gjatë vitit shënohet gjatë muajit korrik, 25.4˚C. Gjatë dimrit, moti ne Kukes pëson ulje të temperaturave dhe karakterizohet me reshje të shumta.

Sasia e borës varion nga lartësia e ndryshueshme mbidetare e relievit të Kukësit. Nga 40 deri në 200 cm janë reshjet e borës në Kukës, përderisa bora qëndron si pëlhurë mbi 45 ditë në Kukës.

Në majen e malit të Gjallicës 2443m, bora shihet deri në fund të muajit prill. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë janarit, 0.4˚C.

Ndiqni Parashikimin e motit tek ne per te gjithe Shqiperine, ne qytetet si: Tirana, Durresi, Gjirokastra, Vlora etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Kukes ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Kukes është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Kukes. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha