Kalo te përmbajtja
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare.

Moti në Istog - Karakteristikat

Moti ne Istog karakterizohet edhe me erëra të forta. Ndeshja e rrymave mezo kontinentale që përcillen kryesisht përmes Drinit të Bardhë me kreshtat e maleve të Moknës, bën që Istogu të jetë komuna më e ‘rrahur’ nga erërat veriore.

Të shpeshta janë rastet kur era fryen me shpejtësi 150km/h që bën që të rrëzohen edhe kulmet e shtëpive.

Duke marrë parasysh ndikimin e klimave mezo kontinentale, dhe shtrirjen e gjerë të fushave në Istog, toka e Istogut është shume e plleshme për dritherat, pemët e perimet.

Temperaturat dhe moti në Istog

Vera në Istog është goxha e nxehtë, por për shkak të pasurive të mëdha ujore, karakterizohet edhe me lagështi edhe me netë të freskëta. Moti në Istog gjatë verës shënon ngritje të madhe me temperatura goxha të larta.

Temperatura më e lartë mësatare shënohet gjatë qershorit 22.2˚C. Dimrat në Istog karakterizohen me reshje të shumta, erërat e forta veriore fryejnë kryesisht rrëzë bjeshkëve. Pothuajse gjithë Komunën e Istogut e përshkojnë këto erëra nga Runiku deri në Radavc, por e veçanta e tyre është që ato nuk arrijnë asnjëherë në vendbanimet më të largëta se 10km rrëzë bjeshkëve.

Më e ulëta temperaturë mesatare shënohet gjatë muajit Janar -0.7˚C.

Vera në Istog është goxha e nxehtë, por për shkak të pasurive të mëdha ujore, karakterizohet edhe me lagështi edhe me netë të freskëta.

Rreth Istogut

Istogu është qytet në veri perëndim të Kosovës dhe shtrihet në rrafshin e Dukagjinit(ku gjinden edhe qytet: Peja, Deçani, Gjakova, Rahoveci, Prizreni etj). Duke qenë qyteti më verior i rrafshit të Dukagjinit, Istogu kufizohet me kreshtat e malit të Moknës.

Maja më e lartë e këtij mali është Maja e Zezë me 2155m lartësi. Përgjatë gjithë territorit të komunës së Istogut shtrihet lumi Drini i Bardhë.

Përveç Drinit të Bardhë, Istogu ka edhe 2 burime tjera të lumenjëve: Istogut dhe Vrellës. Kjo bën që Komuna e Istogut të jetë e pasur me ujëra, të cilat shfrytëzohen për ujitjen e natyrave  bujqësore.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Istog ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Istog është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Istog. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Mitrovic
Parashikimi i Motit3 min lexim

Moti ne Mitrovic

Moti ne Mitrovic I nënshtrohet ndikimit të rrymave klimatike kontinentale. Frymat e ftohta bëjnë që dimrat në Mitrovicë të jenë të ftohtë Moti në Mitrovicë -...

Arta BerishaArta Berisha