Kalo te përmbajtja
Moti ne Korce
Parashikimi i Motit

Moti ne Korce

Moti ne Korce përcaktohet nga klima kontinentale dhe karakterizohet me verë të ngrohtë dhe dimra të fortë me reshje të shumta.

Moti në Korçë - Karakteristikat

Korça është qytet i Shqipërisë që shtrihet në jug lindje të vendit.

Përveçse qendër e prefekturës së Korçës dhe qytet kryesor në lindje, Korça është ndër qytetit me monumente të rëndësishme historike. Në qytetin e Korçës sipas studimeve të arkeologëve janë gjetur shenja të jetës që prej shekullit të II para erës sonë, por qyteti morri formë ne shekullin e XV.

Themeluezi i Korçës ka qenë Iljaz Miharori, i cili ishte prijës shqiptar në perandorinë Osmane. Kontributi i tij në luftërat e kësaj perandorie sidomos në rrethimin e Konstandinopojës kanë bërë që të fitojë titullin Major në kuadër të perandorisë.

Në emrin e tij është dhe xhamia e vjetër në Korçë, xhamia e Iljaz Mirahorit.

Korça

Përveç xhamisë Korça karakterizohet edhe për strukturën e ruajtur të pazarit të vjetër, i cili edhe sot e kësaj dite luan të njëjtin rol. Vizitorë të shumtë vizitojnë pjesën e pazarit ku aty gjejnë përpunuesit tradicional të drurit.

Punimet e thurrurra të tekstilit dhe shijojnë ushqimet tradicionale Korçare nën tingujt e serenatave.

Korça në historinë e popullit shqiptar njihet edhe për mësonjtoren (shkollën) e parë në gjuhën shqipe të themeluar në vitin 1899 me kontributin e shumë rilindasve të asaj kohe. Poashtu në Korçë është edhe Katedralja “Ringjallja e Krishtit” e cila është katedralja kryesore e të krishterëve ortodoksë në Shqipëri.

Për shkak të bukurisë gjatë stinës së dimrit dhe festës së krishtlindjes vrulli I turistëve prek majat e tij gjatë muajit dhjetor në Korçë.

Shto këtu që malet që rrethojnë Korçën shumicën e kohës janë të mbuluara me borë.

Përveç xhamisë Korça karakterizohet edhe për strukturën e ruajtur të pazarit të vjetër, i cili edhe sot e kësaj dite luan të njëjtin rol.

Temperaturat

Moti ne Korce gjatë verës është I ngrohtë por temperaturat nuk prekin majet si në pjesët bregdetare. Lartësia mbidetare mbi 800 metra bën që temperaturat të jenë gjithnjë 1-2 gradë më lartë së në pjesë tjera. Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit korrik, 24.4C

Gjatë dimrit moti në Korçë karakterizohet me temperatura të ulëta dhe me reshje të shpeshta të shiut dhe të borës. Muaji më I ftohtë ëhtë janari ku shënohet temperatura më e ulët mesatare gjatë vitit -1.6C.

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh: TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.

Ndaj artikullin:

A ishte i dobishëm ky artikull?

Pyetjet e Shpeshta

Korce ka klimë kryesisht kontinentale me katër stinë të dallueshme. Verërat janë të ngrohta me temperatura që arrijnë deri në 35°C, ndërsa dimrat janë të ftohtë me reshje bore. Pranvera dhe vjeshta janë stinët më të këndshme.

Periudha më e mirë për të vizituar Korce është nga maji deri në shtator, kur moti është i ngrohtë dhe me diell. Megjithatë, pranvera (prill-maj) dhe vjeshta (shtator-tetor) ofrojnë temperatura më të buta ideale për shëtitje.

Po, gjatë muajve të dimrit (dhjetor-shkurt) ka reshje bore në Korce. Temperaturat mund të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës. Rekomandohet të visheni ngrohtë dhe të kontrolloni parashikimin e motit përpara udhëtimit.

Arta Berisha

Shkruar nga

Arta Berisha

Redaktore e lifestyle-it dhe udhëtimeve. Beson se çdo grua shqiptare meriton të jetojë jetën më të mirë të mundshme.

Moti ne Kosove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kosove

Moti në Kosovë është i ndikuar nga disa rryma klimatike. Me një sipërfaqe prej 10,887 km2 moti ne Kosove eshte i ndryshueshëm. Moti në Kosovë Duke qenë e...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Drenas
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Drenas

Moti ne Drenas per sot dhe 7 ditet e ardheshme. [elfsight_weather id="33"] Moti në qytetet e Kosovës:[ninja_tables id="118078"] Moti ne Drenas i nënshtrohet...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Gjakove
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Gjakove

Moti ne Gjakove është përgjithësisht i ngrohtë, Mirëpo i karakterizuar me reshje të shpeshta dhe lagështi të madhe. Moti ne Gjakove - Karakteristikat Gjakova,...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Istog
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Istog

Moti ne Istog është i ndryshueshëm sepse ndikojnë 2 rryma klimatike: ajo mezo kontinentale dhe mesdhetare. Moti në Istog - Karakteristikat Moti ne Istog...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Kline
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Kline

Moti ne Kline, sikur pothuajse në gjithë rrafshin e Dukagjinit(Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, etj) i takon klimës së butë kontinentale. Moti në Klinë -...

Arta BerishaArta Berisha
Moti ne Malisheve
Parashikimi i Motit2 min lexim

Moti ne Malisheve

Moti ne Malisheve karakterizohet nga rryma e klimës së mesme kontinentale pra ka reshje të shumta me reshje deri ne 1100mm në vit. Moti në Malishevë -...

Arta BerishaArta Berisha